Kategori: Thirrje të hapura Organizatat: Sabor
Asambleja e Grave, me mbështetjen e UNMIK-ut, po implementon një projekt për forcimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të quajtur "Mbështetje për bashkëpunimin ndëretnik të biznesit". Në kuadër të projektit, bizneset e zgjedhura do të mbështeten në formën e një materiali promovues të dizajnuar posaçërisht, takime të organizuara B2B dhe trainim në temat e mëposhtme:
- "Marketingu në Internet, Reklamimi dhe Shkathtësitë e Shitjes"
- "Përgatitja e planit të biznesit"
Pronarët e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga veriu i Kosovës, të regjistruar ose së shpejti për t'u regjistruar, janë të ftuar të marrin pjesë në projekt.
Lexoni më shumë