image

Mitrovica Hackaton

Kategori: Thirrje të hapura
Organizatat: NGO LINK , Mitrovica Innovation Center
Etiketat:

Qëllimi i këtij hackathon është puna e përbashkët për 48 orë në mënyrë që të krijohen zgjidhje të përgjegjshme shoqërore dhe / ose inovative që do të kontribuojnë në përmirësimin e të kuptuarit ose zgjidhjen e problemeve, që janë brenda fushave / temave të dhëna:

  • Mbrojtja e mjedisit dhe energjia e gjelbër 
  • Media 
  • Ndërmarrësi 
  • Turizëm 
  • Edukim 
Po sikur të ketë disa komplikime gjatë hackathon-it ose ndonjë çështje tjetër teknike?

Pa shqetësime, mentorët tuaj dhe stafi tjetër do të jenë atje përgjatë tërë hackatonit në mënyrë që t’ju ndihmojnë për gjithçka që ju nevojitet dhe t’ju ndihmojë të vazhdoni më tej. Përveç kësaj, ne i inkurajojmë të gjithë ekipet të jenë mendjehapur dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin sepse qëllimi është një dhe i përbashkët.

Sa kushton?

Pjesëmarrja për hackathon është falas. Ofrohen internet, ushqim dhe pije, si dhe akomodim; nga ju kërkohet vetëm të sillni energji të mirë, pajisje (laptop, mbushës …) dhe produkte për kujdes personal.

Të gjithë pjesëmarrësit e përzgjedhur kërkohet të jenë pjesë e të tre (jo të plota) ditëve të ngjarjes.

Lexoni më shumë