image

Takohuni me njëri-tjetrin - dëgjoni dhe bisedoni me njëri-tjetrin

Kategori: Blogu

Etiketat:

Karriera ime si Ambasador i Zvicrës së shpejti do të marrë fund. Gjatë gjithë këtyre viteve, duke punuar për shërbimet diplomatike brenda dhe jashtë vendit, është e sigurt që vazhdimisht nxjerrja një mësim me rëndësi: mos u besoni stereotipeve - përkundrazi takoni njerëzit e tjerë, dëgjoni dhe bisedoni me ta.

Aq e thjeshtë sa tingëllon mesazhi, në realitet shpesh nuk ndodh, as këtu në Kosovë. Prandaj, një shtyllë e rëndësishme e angazhimit të Zvicrës në Republikën e Kosovës është promovimi i një shoqërie multikulturore dhe shumëgjuhëshe. Ne punojmë drejt një shoqërie në të cilën komunitetet e Kosovës takohen me njëra-tjetrën, dëgjojnë njëri-tjetrin dhe përpiqemi ta kuptojmë njëri-tjetrin.

Ende sot, shumë njerëz që jetojnë në Veri të Kosovës nuk kanë bërë asnjë hap përtej lumit të Ibrit që prej më shumë se 20 vjet. Ata kanë frikë pasi perceptimi i tyre për "tjetrin" bazohet në paragjykime dhe stereotipe negative të shfaqura në mediat sociale dhe tabloidet politike partizan. Me habi këta njerëz i dëgjojnë ata që udhëtojnë çdo javë në Prishtinë. Njerëzit të cilët në të vërtetë bëjnë një hap drejt komunitetit tjetër, dhe nuk përballen me probleme për ta bërë atë.

Ka një numër serbësh dhe shqiptarësh të Kosovës nga organizata të shoqërisë civile që punojnë së bashku për shumë vite tashmë. Ata bënë këtë hap të rëndësishëm për t'u takuar, dëgjuar dhe biseduar me njëri-tjetrin. Kur i dëgjon ata bëhet e qartë, të kuptuarit e tyre për zhvillimet politike janë më të thella, më të diferencuara. Ata nuk janë kapur në fluskën e tyre, por i kuptojnë realitetet e ndryshme në Kosovë. Me kalimin e kohës, shumë nga këta aktivistë dhe analistë janë bërë miq. Kur ata takohen, ekziston një atmosferë besimi dhe respekti të ndërsjellë. Kjo u jep atyre bazën për një debat intensiv mbi politikën në Kosovë ose marrëdhëniet me Serbinë. Ata janë në gjendje të sfidojnë njëri-tjetrin në një mënyrë konstruktive, gjë që vetëm forcon besimin që ata kanë krijuar ndër vite.

Ndërsa këta njerëz nga komunitete të ndryshme ndonjëherë pranojnë vetëm të mos pajtohen, ekziston një ndjenjë e zakonshme që ata ndajnë me njëri-tjetrin - mungesa e besimit në institucionet e shtetit. Vitet e kaluara kanë lënë gjurmët e tyre sidomos tek brezi i ri në Kosovë. Shpesh pritjet e tyre ndaj qeverisë për ofrimin e tyre një arsim cilësor, një sistem shëndetësor funksionues ose një perspektivë për të ardhmen kanë përfunduar me zhgënjim. Shumë prej tyre nuk janë të gatshëm të pranojnë më tej këtë.

Më 6 tetor 2019, shumica e njerëzve kanë votuar për ndryshime. Tani qeveria e re duhet të dëshmojë se i përmbush premtimet e saj ndaj popullit. Duhet të tregojë se institucionet e Kosovës bëhen më të besueshme. Zvicra ofron mbështetjen e saj në këtë udhëtim, në mënyrë që besimi mes njerëzve dhe institucioneve të mund të ndërtohet për një të ardhme të ndritshme të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

 

Jean-Hubert Lebet është Ambasadori i Zvicrës në Republikën e Kosovës që nga shtatori 2016.