Kategori: Thirrje të hapura Organizatat: Kosova Women's Network
Hulumtues/e për integrimin e perspektivës gjinore në procesin e anëtarësimit në BE
A të pëlqen hulumtimi?
A ke dëshirë që të identifikosh mënyra të reja për të integruar perspektivën gjinore në procesin e anëtarësimit të Kosovës dhe rajonit në Bashkimin Evropian (BE)?
Nëse po, atëherë kjo punë është për ty.
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) kërkon një hulumtues/e me orar të plotë për pozitë potencialisht afatgjate. Detyrat kryesore përfshijnë: kryerjen e hulumtimit cilësor dhe sasior lidhur me barazinë gjinore dhe procesin e anëtarësimit në BE; bashkëpunimin në hartimin e politikave dhe raporteve dhe mbështetjen e vetëdijesimit dhe avokimit në lidhje me integrimin e perspektivës gjinore në procesin e anëtarësimit në BE.
Lexo më shumë