image

The impact of political noninvolvement on the economic position of Roma women in Kosovo


Etiketat:

Abstrakti Të drejtat e grave mbeten njëra nga sfidat kryesore për zhvillimin e shoqërisë kosovare, veçanërisht në lidhje me të drejtën e tyre për të trashëguar pronën dhe për të marrë pjesë në mënyrë të barabartë në ekonomi. Qëllimi i këtij artikulli është të reflektojë mbi problemet e përditshme me të cilat përballen gratë rome në Kosovë, duke filluar nga njohja për t’i ushtruar të drejtat e tyre politikisht. Një vështrim i realitetit të tyre të përditshëm tregon mungesën e zbatimit të politikave të drejtuara në shumë fusha, përfshirë këtu vendimet e gjykatave dhe përfaqësimin. Përveç kësaj, gratë në Kosovë vazhdojnë të mbajnë barrën e kulturës dhe të traditës, një fakt ky i dukshëm në qëndrimet e tyre personale, sipas të cilave janë burrat ata që janë drejtpërdrejt përgjegjës për mungesën e mundësive të tyre. Qëllimi kryesor i këtij dokumenti është të hapë një debat të fuqishëm mbi nivelet bazë, nacionale dhe akademike, mbi pengesat kryesore ditore që ndikojnë në mungesën politike të grave, në përfshirjen e tyre në sferën ekonomike, e cila kuptohet gjerësisht si sfera që siguron qëndrueshmëri dhe qasje të barabartë në të drejta të barabarta për gratë në Kosovë. Fjalët kyçe: fuqizimi i femrave, pjesëmarrja politike, kanuni, të drejtat e grave rome, pabarazia Pse gratë rome nuk konsiderohen si kontribuese të rëndësishme ekonomike dhe politike në shoqërinë kosovare? Pjesëmarrja e grave rome në vendimmarrje, në sferën ekonomike dhe politike në Kosovë, si në aspektin e numrave ashtu edhe të ndikimit të vërtetë, përballet me shumë pengesa për arsye të ndryshme. Cilat janë pengesat? Bazuar në vëzhgimin tim personal dhe përvojën e një dekade të kryerjes së punës në terren, si dhe të hulumtimit shoqëror në nivel bazë në kontakt të drejtpërdrejtë me gratë rome në Kosovë, mund të vërtetoj se mentaliteti dhe format e ndryshme të dijes (p.sh. analfabetizmi) konsiderohen si arsyet kryesore për kufizimin e rolit të grave në vendimmarrje. Shumë nga këto pengesa janë pasojë e një situate që i detyrohet shumë pjesëmarrjes së ulët të grave në pozita të larta në sektorin publik. Këto janë të lidhura me mentalitetin patriarkal, të drejtat pronësore dhe llojet e ndryshme të shkeljeve. Unë do të analizoj çështjen e pabarazisë përmes punës teorike të J. Butlerit që reflekton shumë mirë situatën që i bën këto jetë (të grave rome në Kosovë) të shihen si të pabarabarta me jetërat e njerëzve të tjerë. Pyetja e saj thelbësore në librin e saj "Jeta e pasigurt" është: Kush numërohet si njeri? Cilat jetëra llogariten si jetë? Në këtë pikë, është shumë interesante nëse i kuptojmë pyetjet e Butlerit në perspektivën e situatës e tanishme të grave rome, që ndikon në jetën e tyre të përditshme dhe i bllokon ato tërësisht nga veprimi aktiv në ekonomi si kontribues të barabartë me burrat, gjë që edhe i pamundëson ato të jenë në gjendje të marrin vendime politike si qytetarë aktivë. Argumentet e mia në pjesën e mbetur të këtij dokumenti janë në përputhje me kuptimin e Judith Butler për dhunën. Siç shkruan ajo, "Dhuna është sigurisht një prekje e rendit më të keq, një mënyrë që një dobësi primare njerëzore ndaj njerëzve të tjerë të shfaqet në mënyrën më të tmerrshme". Dhuna nuk është gjithmonë e kuptueshme vetëm si dhunë fizike. Ajo mund të gjendet edhe në format e ligjit, të traditave, zakoneve, veçanërisht nëse ligji ekziston, por nuk zbatohet. Në kuptimin tim, në raste të tilla, ajo që po shohim është pabarazia politike e rendit më të lartë. Është shumë e rëndësishme që lexuesit të kuptojnë nocionin e diturisë që unë përdor në këtë artikull: është shpërndarja politike nga pikëpamja se jeta e kujt ka rëndësi brenda një hierarkie shoqërore, për ata që rrezikojnë jetën duke i sfiduar strukturat shoqërore dhe duke u përpjekur të riorganizojnë efektet e diturisë si shpërndarje të përditshme e pushtetit politik. Këto sisteme vënë pengesa që i bëjnë gratë rome në Kosovë të mos e dinë çfarë e bën një jetë dinjitoze dhe i bën ato të pozicionohen verbërisht në pozitë inferiore në shoqëri, duke e parë situatën e tyre si normale. Për më tej, një prodhim i formave të caktuara të jetës i bën gratë rome në Kosovë në këtë shekull, kur po ndodhin zhvillimet e mëdha teknologjike dhe qytetërimi po sfidohet çdo ditë në kontekstin botëror, që ta shohin jetën e tyre dhe këtë pozicion inferior si normal. Nëse arrijnë nivelin e kundrimit të jetës së tyre nga perspektiva e vetëvendosjes, këto gra do të shihen si "ndryshe", "të çuditshme" madje edhe sikur të ishin "të egra", deri aty sa po e kundërshtuan këtë situatë, ato mund të rrezikojnë jetën e tyre. Femrat në Kosovë, duke përfshirë edhe gratë rome, nuk ia dalin të ushtrojnë të drejtat e tyre mbi pronën që u takon, siç është trashëgimia. Kjo vjen si rrjedhojë e shumë faktorëve: turpi dhe frika nga sulmet e jashtme fizike dhe psikologjike të anëtarëve të familjes së ngushtë, për shkak të pranimit të pronës pas martesës. Kjo praktikë është e vjetër dhe është pjesë e traditave kulturore, e normave të trashëguara edhe nga shqiptarët (ligji shqiptar nga kohët mesjetare, i njohur si "kanuni"), të cilat theksojnë se vetëm burrat mund të kenë prona. Kanuni madje thotë se gratë janë pronë e burrave dhe nuk kanë të drejta për të trashëguar. Edhe në këtë zakon të pamjaftueshëm injorant, "kanuni" është përdorur si instrument për ruajtjen e kësaj status quo-je. Megjithatë, kjo praktikë ka qenë prej kohësh zyrtarisht e vjetëruar. Gratë rome nuk shohin mundësi për të luftuar për të drejtat e tyre në gjykatë. Një nga arsyet kryesore për këtë pengesë është mungesa e njohurisë. Gratë rome në Kosovë nuk janë në dijeni të të drejtave të tyre politike për të poseduar dhe trashëguar prona, a për zgjidhjet e bazuara në kuadrin ligjor. Kur të drejtat e tua nuk janë të drejtat e tua A.S., 35 vjeç nga Prishtina, ka jetuar vazhdimisht me këtë frikë të brendshme, por ka zgjedhur të luftojë në gjykata për 13 vitet e fundit duke u përballur me xhaxhain e saj, që mori një copë toke pranë fshatit Sllatinë që i përket asaj. Pas vdekjes së babait të vet, A.S. trashëgoi tokën, të cilën tani e dëshiron, por xhaxhai i saj e largon. Siç thotë ajo me fjalët e saj: "Ai mori gjithë pasurinë që më takon". Xhaxhai i saj beson se ai ka të drejtë dhe kjo pronë i takon atij sipas kanunit. Si fëmija i vetëm me të drejtën e trashëgimit, A.S. ka luftuar në nivele të ndryshme të gjykatave për këtë rast gjatë shumë viteve, pa asnjë rezultat. Pavarësisht nga e drejta e trashëgimisë që shkon në favor të saj, xhaxhai i saj asnjëherë nuk ishte "detyruar institucionalisht" që t'ia dorëzonte pronën pronares së vërtetë. Avokati i A.S., z. Anton Ndrecaj, shpjegon se "Ky rast tregon edhe për nivelin e efikasitetit në gjykata të niveleve të ndryshme dhe shkeljet direkte të të drejtave të njeriut në lidhje me respektimin e të drejtave të trashëgimisë së grave". Ajo është në gjendje të pasigurtë, ajo meriton të ketë dhe të jetojë një jetë më të mirë. Le të drejtojmë vëmendjen për një moment se si do të ishte po të ishim në vend të A.S. dhe t'i bëjmë vetes pyetjen se si ndihesh kur jeton një jetë në të cilën nuk ke atë që vërtet të takon. Shumë gra të tjera rome në Kosovë përballen me shtypjen në varfëri, duke përfshir, vejushat dhe gratë e divorcuara. Ato përballen me të njëjtin problem çdo ditë pa ndonjë mbështetje institucionale. Unë zëshëm argumentoj se identifikimi i kushteve për moslejimin e të drejtave të gruas, ilustruar në rastin e A.S. shpjegon figurën reale të pozicionit aktual dhe kufijtë e politikës në Kosovë. Vetëm pasi t'i kemi gjetur këto kufizime do të jemi në gjendje të ndikojmë dhe të formësojmë politikën se si duhet kuptuar dhe ushtruar, duke vlerësuar jetërat e të tjerëve të barabarta me të tonën. Dhuna ndaj Grave Rome Nga Perspektiva e Grave Rome, pas konfliktit të fundit të vitit 1999 në Kosovë, ato tashmë në mënyrë indirekte kanë kuptuar se ky vend i sapothemeluar kishte krijuar disa forma të mira për mbrojtjen e komuniteteve pakicë, në mënyrë që ato të pranohen në shoqëri dhe që gratë të mbrohen me ligj. Kanali kryesor i ekzistimit të këtyre ndjenjave ishte krijuar tek gratë rome pasi kishin pranuar vizitat të ndryshme dhe të papritura që nga viti 1999 nga bashkësia ndërkombëtare, hulumtuesit dhe partitë politike në Kosovë. Këto grupe kishin shprehur interesin e tyre më të lartë për “ta bërë jetën më të mirë”, në këmbim të informacionit të parë mbi kushtet e tyre sociale, si një burim kryesor për të tërhequr dhe përfituar drejtpërsëdrejti nga projekte të mëdha. Një element i rëndësishëm që vlen të përmendet këtu është "shpresa" e pranishme tek komuniteti rom, që i besonte çdo vizitori që vinte me një axhendë në fillim dhe kurrë më nuk kthehej për të realizuar ç’ishte planifikuar paraprakisht. Nëse shikojmë këtë situatë nga perspektiva tjetër, duhet të pranojmë se gratë rome janë duke siguruar vazhdimisht qasje në njohuri për këta vizitorë, sepse, ajo që ato dinë është e vlefshme, e lirë nga çdo pagesë dhe ato presin pa ndonjë shpresë në lidhje me pushtetin, por me shpresën se ndoshta njëri prej tyre do të mbajë fjalën e premtuar. Dua të theksoj se duhet të kemi parasysh që gratë rome janë eksperte të të drejtave të tyre, të jetës së tyre dhe të nevojave të tyre, më shumë sesa ekspertët që vijnë për t'i vizituar. A do të ishte e drejtë të kërkohej drejtësi në këtë pikë? Rrjedhimisht, nëse gratë rome tashmë e dinë se ekzistojnë të drejtat e tyre, do të mund të prisnim që ato t'i përdornin këto instrumente për ushtrimin e të drejtave politike dhe të fillonin krijimin e pushtetit duke përdorur këtë mundësi unike. Çfarë mendoni, a e kanë bërë këtë? Përgjigjja e shkurtër është jo, dhe përgjigjja më e detajuar është se ky realitet po shfaqet sepse askush jashtë rrethit të tyre nuk u është afruar, për dy arsye: së pari, në mungesë të ndonjë dobie të dukshme, thjesht duke i ndihmuar ato t’i kuptojnë këto të drejta, ata ose pyeten: "Çfarë do të dëshironit të bënit me jetën tuaj?" ose një pyetje e dytë si vazhdimësi e të parës: "Përse po e kryejnë këtë hulumtim?” Ashtu si argumentova në hyrje, duhet kuptuar se ato po vdesin në heshtje, brez pas brezi. Shpjegimi i këtyre të drejtave për to do të thoshte t'i bënim që ta kuptojnë situatën e tyre të tanishme. Bazuar në këtë argument, pozicioni aktual social dhe ekonomik i grave rome është dukshëm i caktuar nga ajo që shumica, ose grupet më të fuqishme sociale, e konsiderojnë si mjet të përshtatshëm të ndryshimit dhe fuqizimit. Kjo situatë e pabarazisë lidhet me disfavorin e nevojave të tyre dhe idetë e tyre nuk janë marrë parasysh. Po ashtu, lidhet me nivelet e tyre të arsimimit siç u përmend më lart, mundësitë që janë në dispozicion për gjenerimin e të ardhurave, dhe lidhjet socio-kulturore e normat në komunitet (ECMI 2014). Në mënyrë të veçantë, vendimmarrja mbetet fushë e dominuar nga burrat dhe normat që lidhen me identitetin mashkullor mundësojnë praktika të dhunshme. Sipas studimit bazë "Studimi i fuqizimit të komuniteteve minoritare në Kosovë kundër dhunës në baza gjinore", dhuna me baza gjinore bëhet gjithashtu komplekse nga numri i formave të dhunës që mbulon, duke përfshirë atë vendore, fizike, seksuale, ekonomike, si dhe dhunën psikologjike (si kërcënimi për dëmtim, dhuna emocionale, izolimi, abuzimi i fëmijëve), si dhe veçoritë e saj gjatë ciklit jetësor të një personi. Në një intervistë, një grua tha se ishte e martuar dhe e punësuar dhe kishte ndjekur ligjërata mbi efektet e dhunës në familje në fëmijë; ajo ndau me pjesën tjetër të grupit të dhënën se, sipas saj, 60% e fëmijëve që në një moment ishin viktima apo dëshmitarë të dhunës, më vonë u bënë autorë të saj. Unë personalisht kam qenë dëshmitar i gjeneratave të fëmijëve romë të rritur duke parë nënat t’u abuzohen, sidomos nga baballarët, duke u rritur me një model të marrëdhënieve intime në të cilat një person përdor kërcënimet, turpërimin dhe dhunën mbi personin tjetër si mënyrë për ta fituar fuqinë në jetë. Këto viktima dhe ekzistenca e tyre janë duke qëndruar ashtu si figura të qëndisura, pa marrë asnjë veprim për të ushtruar të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë dhe me të drejta/politika të tjera e nivelit kombëtar. Mungesa e njohurive mbi të drejtat ekonomike dhe politike Fuqizimi ekonomik i grave rome në Kosovë është një temë që kalon kufijtë shtetërorë dhe ka krijuar dukshëm diskutime të ndryshme mes bashkësive të ndryshme të kombësive dhe të bashkësive ndërkombëtarë për funksionimin efektiv të një shoqërie demokratike. Gratë, njësoj si burrat, kanë të drejtën e zhvillimit ekonomik, i cili i ndihmon ato të ndërtojnë komunitete më të forta me më stabilitet, të marrin pozita më të larta vendimmarrëse në sektorin publik të Kosovës dhe të arrijnë objektivin, domethënë, procesin, për përfaqësimin e tyre në institucionet publike dhe partitë politike në Kosovë. Pjesëmarrja e grave në proceset vendimmarrëse, zhvillimi i tyre ekonomik dhe ndërmarrja e rrugëve politike në sektorin publik në Kosovë ka sjellë shumë sfida dhe pengesa gjatë shumë dekadave pas luftës së fundit të Kosovës në vitin 1999. Të drejtat e grave mbeten ndër sfidat e shoqërisë kosovare, posaçërisht në lidhje me të drejtat e grave pakica për të trashëguar prona dhe për të marrë pjesë në mënyrë të barabartë në ekonominë e vendit. Pjesëmarrja e barabartë e grave, veçanërisht e grave që vijnë nga grupe të margjinalizuara, si ato rome, në nivel lokal dhe kombëtar, është lënë pas dore. Janë bërë disa përpjekje për të korrigjuar masat institucionale të vazhdueshme dhe për të plotësuar boshllëqet ekzistuese, duke filluar nga zgjedhjet në nivelin lokal në vitin 2000. Një kuotë që u përfaqësua, kërkonte 30% të vendeve në Kuvendin e Kosovës dhe kuvendet komunale të jenë të rezervuara vetëm për përfaqësueset gra. Për më shumë, që gratë rome në Kosovë të prezantohen dhe të ndërmarrin veprime, është tejet e nevojshme për hartuesit e politikave që të krijojnë mekanizma të cillët do të rrisin kapacitetet e grave për mundësitë e trajnimeve, për të qenë në gjendje të ushtrojnë rolin e tyre në udhëheqje, ekonomi dhe për të ushtruar rolin e tyre në përfshirje politike. Me pranimin e këtij poshtërimi, unë i kuptoj kërcënimet e vazhdueshme nga rrethi shoqëror nëse ato zgjedhin të ndryshojnë zakonin dhe pafuqinë ndaj strukturave politike të paafta për t’i mbrojtur, të paafta për të luftuar mjaftueshëm dhe gëzuar të drejtat e tyre me gjenerata deri më tani. Nëse kjo mungesë e pjesëmarrjes vjen për shkak të një problemi të perceptimit, ose sepse gratë nuk kanë nivelin e duhur të dijes, këto ishin çështjet që unë reflektova, ndërkohë që kam ndërmend të rris vetëdijesimin e publikut mbi rëndësinë e përfshirjes së grave rome në Kosovë, për ushtrimin e të drejtave të tyre politike. Tani ne nuk duhet të vazhdojmë të pranojmë dhe të tolerojmë në të ardhmen që këto gra të poshtërohen dhe të trajtohen si më pak se njerëz. Ato duhet të ndihmohen për të kuptuar rëndësinë e jetës dhe të drejtave të tyre. Kjo do t'i bëjë ato të kuptojnë gjendjen e tyre të tanishme, para se të vazhdojnë të vdesin në heshtje brez pas brezi. Vetëm pasi të identifikojmë këto kufizime, do të jemi në gjendje të ndikojmë dhe të formësojmë politikën, si duhet të kuptohet dhe të praktikohet duke vlerësuar jetën e të tjerëve si të barabartë me tonën. Bibliografia References Butler, J. (2006) Precarious Life "The Powers of Mourning and Violence" London: Verso. ECMI (2013)Baseline Study – "Empowering Minority Communities in Kosovo,” Prishtina, Kosovo accessed May 1, 2018 Gavrani, M. (2018) Programi Televiziv “Mimoza” on the topic ‘Të drejtat e trashëgimisë së pronës në Kosovë’ Publikuar në Janar 17, 2018 “Kallxo” (2016) Gazetë- Prishtinë Shfletuar Qershor 5th 2018 Klugman, J. (2010)Programi i Kombeve të Bashkuara “Raporti I Zhvillimit njerezor 2010” 20th Anniversary Edition. Nicoară, M. and Coca-Cozma, M. (2011) “Shkolla Jonë” Transylvani, Romani Ranciere, J. (2004) "Kush është subjekt i të drejtave të njeriut?" Nga Duke University Press. Qereku i Atlantikut Jugor Said, E. (2004) Kujtesa, Pabarazia dhe Fuqia: Izraeli. Palestina dhe Universaliteti i të Drejtave të Njeriut