image

YIHR: Thirrje e Hapur

Kategori: Thirrje të hapura
Organizatat: YIHR KS
Etiketat:

YIHR KS ka knaqësinë të i’u bëjë thirrje përfaqësuesve të organizatave jo-qeveritare në fushën e drejtësisë tranzicionale dhe pajtimit që të marrin pjesë në trajnimin një javor për ngritjen e kapaciteteve dhe aktivizmit në këto dy fusha.Trajnimi mbahet në kuadër të projektit “Kosovo Youth Dialogue Activity” që mbështetet nga USAID.

Ky trajnim do të mbledhë 20 përfaqësues të OJQ-ve në Kosovë që janë të interesuar të punojnë në fushën e drejtësisë tranizicionale dhe procesit të pajtimit në Kosovë. Aktualisht, ka shumë pak organizata që kanë kapacitetet për të ndërmarrë programe të duhura në këtë fushë, prandaj përmes këtë trajnimi synojmë të rrisim kapacitetet e OJQ-të në veçanti ato në nivelin lokal në mënyrë që të jenë më aktivë dhe të kontribuojnë në procesin e pajtimit në Kosovë. Ky do të jetë një trajnim i avancuar i udhëhequr nga trajner profesionistë dhe ekspertë të fushës. Disa nga temat që do të trajtohen përfshijnë: drejtësinë tranizicionale, dialogun ndër – kulturor, mbledhja e fondeve për projekte që kanë të bëjnë me drejtësinë tranzicionale dhe procesin e pajtimit, etj.

Trajnimi do të zgjasë 5 ditë dhe do të mbahet në rajonin e Prishtinës. Shpenzimet e akomodimit, ushqimit dhe transportit mbulohen nga organizatorët.

Lexo më shumë