image

Thirrje për propozime: Programi i mediave për të drejtat e njeriut

Kategori: Thirrje të hapura
Organizatat: Center for Equality and Liberty (CEL) , Kosovar Gender Studies Center
Etiketat:

K2.0, Qendra për Liri dhe Barazi (CEL) dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) po e shpallin Programin Mediat për të Drejtat e Njeriut të financuar nga BE-ja. Qëllimi i programit është të nxisë kontributin ndaj punës më të fuqishme dhe më të qëndrueshme për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në mediat kosovare, dhe për ta përmirësuar bazën e diturisë dhe aftësitë e profesionistëve mediatikë.

Në këto kohë të vështira, kur hapësirat publike janë të paqasshme dhe kur shkelja e të drejtave të njeriut vazhdon të jetë e përhapur e të ndodh ‘prapa dyerve të mbyllura’, roli i mediave për të mos i lejuar këto çështje të mbesin të padëgjuara apo thjesht private bëhet edhe më vendimtar.

Për këtë arsye K2.0, CEL dhe QKSGJ besojnë se është çasti i duhur për ta mbështetur një partneritet mes një entiteti medial në Kosovë dhe një organizate të të drejtave të njeriut përmes një komponenti që mbi të gjitha, përpiqet ta fuqizojë një bashkëpunim më të strukturuar dhe gjithpërfshirës mes organizatave mediatike dhe OJQ-të jofitimprurëse të të drejtave të njeriut duke bashkuar diturinë, përvojën dhe kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile me ato të organizatave mediatike.

Kemi kënaqësinë të ftojmë organizatat dhe entitetet vendoremediatike të bashkohen me organizata jofitimprurëse që punojnë për të drejtat e njeriut dhe të aplikojnë.

Nëpërmjet kësaj skeme, një partneritet mes mediumeve (të shtypura, online, televizion ose radio, etj.) dhe OJQ-ve që punojnë në fushën e të drejtave të njeriut do ta pranojnë një grant për t’i fuqizuar dhe përmirësuar kapacitatet për të prodhuar gazetari të ndjeshme ndaj të drejtave të njeriut.

Lexo më shumë