image

Implikimet e mundshme gjinore të COVID-19 në Kosovë / D4D

Kategori: Raportet
Organizatat: D4D
Etiketat:

Në Kosovë, përballja me këtë krizë shëndetësore bëhet edhe më e rëndë marrë parasysh mungesën e theksuar të drejtësisë shoqërore dhe barazisë gjinore në vend. Në situatën e tashme – me thuajse stagnim të ekonomisë, mbyllje të shkollave, punë prej shtëpisë në distancim shoqëror – për shkak të roleve dhe pritshmërive gjinore, gratë përballen më shumë se zakonisht me obligime të shtuara familjare dhe punë të shtëpisë, si dhe nevojë më të madhe për përkujdesje të anëtarëve të familjes, sidomos ndaj fëmijëve dhe të moshurve. Me vështirësi më të mëdha ekonomike, me rrezik më të madh nga dhuna në familje, qasje të limituar në shërbimet përkrahëse dhe vështirësi më të mëdha për t’u kthyer në treg të punës, ndikimi i pandemisë COVID-19 rrezikon seriozisht mirëqenien e grave në Kosovë. Lexoni raportin e përgatitur nga D4D: https://bit.ly/2V5r0Rg