YIHR KS: Kurset online

Kategori: Thirrje të hapura
Organizatat: YIHR KS
Etiketat:

Nëse ke interes të mësosh më tepër për të drejtën e qasjes në dokumente publike, llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve të drejtësisë dhe je 16-25 vjeç, atëherë të ftojmë të aplikosh!

Përmes këtij kursi ju do të keni mundësi të mësoni më shumë për Ligjin për Qasje në Dokumente Publike si dhe të diskutoni për komponente të tjera të rëndësishme të drejtësisë.

Kursi do të mbahet me datë 14 maj 2020 nga ora 14:00 në platformën Zoom dhe zgjat 2 orë. Ligjëruese do të jetë Flutura Kusari.

Pas kursit pjesëmarrësit do të çertifikohen.Ky kurs ofrohet pa pagesë.

Lexo më shumë