image

Emina Hyseni Shala është #KTBChampion!

Kategori: Kampionët
Organizatat: KFOR
Etiketat:

Kohët e fundit keni festuar 20 vjet të Radio KFOR-it. Representfarë ju përfaqëson kjo Radio sot, 20 vjet më vonë? - Po ne sapo e shënuam 20 vjetorin e Radio KFOR-it. Në vitin 1999 për herë të parë u degjua zëri ynë i paqes. Në atë kohë, ne transmetonim drejtperdrejt emisionet nga një kamion i i vogel ushtarak. Në atë kohë, nuk ishte lehtë të plasosh mesazhe të këtilla. Sot ne përveç shënimit të 20 vjetorit, inaguruam ndërtesen e re te Radios me studiot moderne. Sot, 20 vite më vonë, njerëzit në Kosovë i dinë shumë mirë dhe i mirëpresin mesazhet tona për paqe, tolerancë dhe bashkëjetesë. Prandaj, me mburje mund të them se kjo radio tash e 20 vite është medium i cili plason informacione të sakta, të besueshme dhe është zëri i fuqishem i misionit paqeruajtes në Kosovë - KFOR-it. Si dukeshin ato fillimet, cilat do t’i veçonit si disa nga momentet më të këqija apo më të mirat? - Çdo fillim i ka vështërsitë e saja, por kur punon përkrah personave profesional, personave që në thelb kanë paqen dhe sigurinë ato tejkalohen pa u ndjerë fare. Siç e kam cekur edhe në intervistat e tjera, unë kam lindur dhe jam rritur në Beograd, prandaj mund të them se Radio KFOR ishte vendi ideal për mua, pasiqë në fillim ka pasur raste kur kam udhëhequr emisione në të dy gjuhët, shqip e serbisht. Me këtë veprim janë thyer ndasitë dhe ndër vite Radio KFOR-i është shëndrruar në një medium të besueshëm për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Gjatë dy dekadave të fundit, anëtarët e komuniteteve të ndryshme kanë punuar në këtë radio. Si dukej kjo ndërtesë e marrëdhënieve ndërnjerëzore, d.m.th rindërtimi i besimit që u shqetësua nga konflikti? - Që nga krijimi, Radio KFOR ka qenë shtëpi e të gjitha komuniteteve, duke iu ofruar mundësi të rinjve të shfaqin talentin e tyre. Duke qenë të rinj të talentuar ata kanë kuptuar se e ardhmja e një vendi ndërtohet përmes respektit, tolerancës dhe bashkëpunimit. E këto tri vërtyte nuk kanë munguar as edhe një moment që nga fillimi e deri më tani. Për këtë arsyeje Radio K4 pëlqehet nga popullata. Ne (stafi shqiptarë e serb) përmes bashkëpunimit të shkëlqyer, arrijmë të përçojmë pozitivitet përmes valeve tona. Përmes kësaj interviste, i kisha inkuraju të rinjtë ta ndjekin shembullin tonë e të bashkëpunojnë me të gjitha komunitetet, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të krijojmë ardhme të ndritur për të gjithë. Sa prej jush janë duke punuar në Radio sot? - Për momentin jemi 18 persona, serbë dhe shqiptarë. Disa jemi pothuajse që nga hapja e Radios e të tjerët janë bashkuar ndër vite. Whatfarë lloj temash jeni duke i mbuluar më së shumti? - Meqë dëgjuesit tanë fillojnë nga mosha 4 vjeçare e lartë, ne fokusohemi në informimin e drejtë, pa lënë anash edhe argëtimin, pastaj informata nga fusha e sportit, muzikës etj. Jemi të njohur në Kosovë për plasimin e muzikës më të mirë. Kemi emisione të ndryshme interaktive ku trajtojmë temat për bashkëjetesë, tolerancë, respektin, dashurinë e shumë të tjera. Seksioni ynë quhet "Champions". Prandaj - kush janë kampionët e ndërtimit të besimit për ju në Kosovë? - Pa dyshim mund të them se është Radio KFOR-i. E pastaj e mira tjetër e radio KFOR-it është që u jep hapësirë të rinjve, atyre të rinjve që unë mund të them se janë kampion të ndërtimit të besimit, duke organizuar aktivitete të ndyshme, duke përfshirë të rinj të të gjitha komuniteteve dhe duke qenë shembull për të gjithë. Ju keni vite përvojë duke punuar me komunitete të ndryshme. Farë duhet të bëhet për të ndërtuar besimin? - Besimi nuk krijohet lehtë, ai ndërtohet me vite. Duhet shembuj konkret, shembuj të suksesshëm. Një gjë të tillë e ka bërë Radio KFOR, duke bashkuar të rinj të komunitetit serb dhe shqiptar në shumë aktivitete. Rasti I fundit është himni I Radio KFOR-it e cila u këndua për herë të parë nga dy vajza të reja, të cilat vijnë nga komuniteti shqiptar dhe serb. Mendoj që kjo këngë e paraqet për mrekulli punen dhe angazhimin tonë. Në anën tjetër, më duhet të them se unë jam pjesë e Radio KFOR-it tash e 20 vite. Përveç stafit të përbërë nga shqiptarë e serb, kam pasur rastin të bashkëpunoj me ushtarët e shteteve të ndryshme të cilat janë pjesë e misionit të KFOR-it. Unë nga të gjithë ata kam mësuar shumë! Kam mësuar për traditën e tyre, kulturën, gjuhën etj. U jam shumë mirënjohëse! Fat është të punosh në një ambient kaq te pasur me diversitet! Cili është roli i mediave në këtë, për shembull Radio KFOR, por edhe raportimet e tjera të mediave në Kosovë? - Mediat luajnë një rol shumë të rëndësishëm, prandaj duhet të jenë shumë të kujdesshme se çfarë po plasojnë. Ato duhet të jenë mediume që ndajnë dituri, paqe, harmoni, tolerancë dhe argëtim. Në fund, në emrin tim dhe të gjithë stafit të Radio KFOR-it, ju falenderoj për përkrahjen dhe bashkëpunimin si dhe nga zemra ju uroj festat e fund vitit me shpresë se viti 2020 do të sjell më shumë tolerancë, mirëkuptim, paqe, shëndet e dashuri tek të gjithë! Emina Hyseni Shala Menaxher i Radio K4