Rrograek: Ekspert i marketingut në mediat sociale

Kategori: Thirrje të hapura
Organizatat: RROGRAEK
Etiketat:

Kohëzgjatja e angazhimit:
Eksperti parashihet te jete i angazhuar 05 dite te plota pune per detyrat te percaktuara ne vazhdimsi te ketij ToR-it , gjate periudhes nje mujore duke filluar nga ditëve të muajit 18 Maj – 18 Qershor 2020

Prapavija
Ne jemi në kërkim të një experti të mediave sociale për të monitoruar nismat tona të mediave sociale dhe zbatimin e praktikave të suksesshme të marketingut.

Për këtë rol, ju duhet të forconi praninë tonë në internet (rrjetet sociale Facebook dhe Instram ) dhe të rrisni vetëdijen për aktivitetet promovue që zhvillon organizata jonë, që kanë për qëllim ngritjen e vetëdijesimit të komunitetëve Romë, Ashkali dhe Egjiptianë, të infrormojmë dhe mbrojmë komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptian nga COVID-19.

 Rrjeti i Organizatave të Grave Romë, Ashkali dhe Egjiptianë në Kosovë (RROGRAEK) u krijua në vitin 2000 si një rrjet joformal i organizatave dhe aktivistëve nga të gjitha trevat e Kosovës. Rrjeti i Organizatave të Grave Romë, Ashkali dhe Egjiptianë të Kosovës është një rrjet i cili funksionon në të gjithë rajonin e Kosovës, kryesisht i përqendruar në zonat / komunat ku jetojnë komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë dhe motivojmë të gjithë aktivistët dhe organizatat që përpiqen të përmirësojnë pozicionin e grave rome, ashkali dhe egjiptiane dhe ato që përpiqen për paqe dhe dialog ndëretnik në Kosovë dhe jashtë saj.

Lexo më shumë