Monitorimi i Gjyqit në vitin 2019

Kategori: Raportet
Organizatat: HLC
Etiketat:

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta në projektin “Monitorimi i Gjykimeve të ndërlidhura me Krimet e Konfliktit në Kosovë dhe Përfshirja e Rinisë në Sektorin e Drejtësisë”, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) në gjysmën e dytë të muajit shkurt të vitit 2020 e ka përfunduar përpilimin e raportit të rregullt vjetor mbi gjykimet më të rëndësishme në vitin paraprak 2019 me titullin “Gjykimet për krimet e luftës – ende në fillim”.  
 
Gjatë muajit mars, raporti është përkthyer në të gjitha gjuhët zyrtare dhe teknikisht është përgatitur për shtyp. Për fundin e muajit mars ka qenë planifikuar organizimi i tryezës së rrumbullakët, në të cilën raporti do t'i paraqitej publikut. Kjo është një praktikë e zakonshme, të cilës i përmbahet FDHK, rregullisht duke i publikuar raportet vjetore mbi gjykimet e përcjella. Në kuadër të tryezës së rrumbullakët ka qenë planifikuar hapja e diskutimit në temën: “Gjykimet në mungesë: rrugëdalje apo stagnim?”. Në gjysmën e parë të muajit mars janë bërë të gjitha përgatitjet për tryezën e rrumbullakët, janë caktuar autorët e fjalëve hyrëse dhe panelistët, të cilët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Megjithëkëtë, mbajtja e tryezës së rrumbullakët në mesin e muajit mars është shtyrë për më vonë për një kohë të pacaktuar për shkak të pandemisë së Corona Virusit (COVID – 19).
 
Në raport janë përfshirë analizat e gjykimeve, të cilat vëzhguesit e FDHK i kanë përcjellë gjatë vitit 2019. Po ashtu, janë paraqitur rezultatet, të cilat i kanë realizuar institucionet e gjyqësorit në procesimin e krimeve të luftës. Në fund, janë dhënë rekomandimet për institucionet e gjyqësorit me qëllim të zotërimit sa më të suksesshëm të problemeve, me të cilat gjyqësori kosovar për momentin ballafaqohet si dhe për hir të realizimit të rezultateve sa më të mira në periudhën në vijim.