image

Përvjetori i pestë i Iniciativës së Re Sociale

Kategori: Video
Organizatat: New Social Initiative
Etiketat:

SOT ËSHTË NJË DITË E MREKULLUESHME PËR NE! Në këtë ditë, 5 vjet më parë, u krijua Iniciativa e Re Sociale. Me atë rast, super ekipi ynë bëri një video në lidhje me misionin dhe vizionin e NSI. Shikoni videon më poshtë dhe njihuni me familjen tonë të vogël. NSI mund të mburret me një ekip premtues, të ri dhe punëtor që forcon dhe çon në realizimin e vizionit të organizatës përmes punës ekipore. Ne kemi 5 vjet që rritemi, mësojmë nga njëri-tjetri dhe nuk na mungon kurrë energjia dhe dashuria pozitive! Dëshira jonë e ditëlindjes është të jemi të tillë edhe në të ardhmen!

MISIONIN DHE VIZIONIN E NSI
Iniciativae re sociale është një shoqatë e qytetarëve nga Mitrovica e Veriut, e themeluar me qëllim të inkurajimit të zhvillimit të shoqërisë në Kosovë. Misioni ynë është të ndihmojmë institucionet të marrin vendime të bazuara në fakte, dhe në bashkëpunim me qytetarët, të adresojnë sfidat kryesore shoqërore. Puna jonë synon të: Kontribuojë në proceset e demokratizimit dhe forcimin e institucioneve publike në Kosovë për të adoptuar parimet e qeverisjes së mirë; Kontribuojë në marrëdhëniet ndëretnike konstruktive, duke inkurajuar dhe promovuar komunikim dhe bashkëpunim pozitiv midis njerëzve. Ajo formon dhe drejton bisedat dhe një vizion të përbashkët të sfidave kryesore shoqërore. Sigurimi i zhvillimit më të suksesshëm politik, shoqëror, juridik, ekonomik dhe mjedisor në rajon. Pajtimi është një proces që duhet të mbështetet në të gjitha nivelet, dhe kjo është arsyeja pse NSI po punon për ndërtimin e kanaleve të qëndrueshme të komunikimit midis njerëzve nga të gjitha komunitetet. NSI forcon zërat e të gjithë atyre që nuk marrin pjesë në dialog në nivelin zyrtar dhe çon në tejkalimin e konflikteve përmes bashkëpunimit local dhe inkurajon komunikimin pozitiv mes njerëzve. Vizioni ynë është një shoqëri e prosperuar e bazuar në vlera të përbashkëta dhe institucione të forta që respektojnë të drejtat e çdo qytetari.