Kategori: Thirrje të hapura Organizatat: D4D
D4D i fton organizatat lokale nga Kosova të dërgojnë projekt propozimet e tyre të cilat synojnë të ofrojnë shkathtësi dhe mundësi punësimi për gratë dhe të avokojnë për rritjen e qasjes së grave në tregun e punës në nivel lokal. Organizatat/entitetet e përzgjedhura do të përfitojnë edhe prej programit të mentorimit përgjatë vitit.
KUSH MUND TË APLIKOJ?
- OJQ‐të e grave në nivel lokal dhe shoqatat me përvojë në adresimin e qasjes së grave në tregun e punës;
- Entitetet lokale të grave (formale dhe jo‐formale) që adresojnë qasjen e grave në tregun e punës në nivel komunitar;
- Organizatat ose subjektet vullnetare të drejtuara nga gratë.
SI TË APLIKONI
Aplikacionet duhet të dorëzohen përmes emal-it në grants@d4d-ks.org. Data e fundit për aplikim është 25 janar 2021.
Aplikantët të cilët kanë nevojë për informata shtesë në lidhje me thirrjen për propozim mund të dërgojnë email në info@d4d-ks.org.
Lexo më shumë
Lexo më shumë