image

Kur të rinjtë bashkohen: Përfitim për mbarë komunitetin

Kategori: Blogu
Organizatat: Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Kërkime (SIT) , NGO Synergy
Etiketat:

Më të prekurit gjatë pandemisë janë grupet e margjinalizuara, veçanërisht ato në zonat rurale dhe të paarritshme. Sidoqoftë, është e mundur të arrijmë tek ata dhe t'i kujtojmë se ekziston dikush që kujdeset për ta. Në këtë rast ishin të rinjtë. Nga komunitete, qytete, rajone të ndryshme, por me të njëjtin qëllim - ofrimin e mbështetjes për ta.

Kush janë këta të rinjë?

Këtë herë janë nga dy organizata - Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Kërkime (SIT) nga Prishtina dhe Klubi Edukativ i të Rinjve Sinergija nga Mitrovica e Veriut.

Paketat humanitare u janë dorëzuar familjeve të rrezikuara në katër komuna - Kamenicë, Fushë Kosovë, Mitrovica e Jugut dhe e Veriut në vlugun e pandemisë së korona virusit. Ky aktivitet u financua nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA), e përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë.

Edukimi dhe motivimi

Si dolën ata me këtë ide?

Në pjesën e parë të projektit, të rinjtë nga katër komuna kishin një seri prej 10 punëtorive individuale edukative, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve për të ndihmuar familjet në nevojë nga këto komuna.

"Pas punëtorive, në takimet e përbashkëta diskutuam listën e familjeve që do të ndihmojmë, si dhe përmbajtjen e paketave humanitare. Ajo që është e rëndësishme është që të gjitha idetë – janë ide të të rinjve nga këto komuna, si dhe vendimet për përmbajtjen e pakos. Ne total kane qene 80 familje në katër komuna, dmth. 20 për komunë," shpjegon drejtori ekzekutiv i OEK Sinergija, Miodrag Dančetović.

"Pjesëmarrësit kanë qenë shumë të motivuar për të marrë pjesë në këto takime dhe kanë shprehur gadishmërinë e tyre për të na mbështetur në çdo iniciativë që kemi ndërmarrë," shton kolegu i tij Adnan Retkoceri nga SIT.

Motivi i madh pasqyrohet tek Miodrag Dančetović. Kjo dëshmohet veçanërisht në punën në terren që pasoi. Detyra ishte që të rinjtë të vizitonin katër komuna dhe të ndihmonin familjet e para-zgjedhura.

"Gjatë punës së përbashkët në terren, pavarësisht nëse ishte një familje rome, shqiptare apo serbe, vullnetarët tanë ishin shumë të motivuar dhe të etur për të ndihmuar," kujton Dančetović.

Qëllimi dhe përfitimi i përbashkët i komunitetit

Ishte puna në terren ajo që la një përshtypje të veçantë për të rinjtë vullnetarë, sepse ata u takuan drejtpërdrejt me më të rrezikuarit. Familjet kishin nevojë te fuqishme për mbështetje. Përzgjedhja e familjeve u bë pas planifikimit dhe hulumtimit të hollësishëm.

“Është konfirmuar që ndihma erdhi në duart e duhura, sepse në atë kohë te pandemise ishte shumë e nevojshme. Ndihma përbëhej nga dy pako - njëra me perberje te ushqimeve esenciale, ndërsa tjetra ishte një paketë higjienike", shton Dančetović.

Dhe ndërsa ata që numërojnë sukseset me siguri do të thonë se suksesi është në numrin e familjeve të ndihmuara, ata që llogarisin më shumë, mund të shtojnë një sukses tjetër - punën e përbashkët të të rinjve.

Adnani beson se mbështetja e të rinjve ishte e fortë sepse projekti bazohej në veprime humanitare. Se kjo qendron, e konfirmon edhe Miodrag, i cili beson se aktivistët e tjerë civilë duhet të ndjekin shembullin e tyre.

"Përshtypja më e madhe, përveç faktit që ne ishim në gjendje të ndihmonim njerëzit që vërtet kishin nevojë për ndihmë, është sigurisht se kur ne organizuam me sukses takimin e fundit të përbashkët pas përfundimit të aktiviteteve të projektit - të gjithë ishin te ngazellyer dhe u impresionuan nga aktivitetet dhe kishin dëshirën për të organizuar një sërë aktivitetesh të ngjashme sa më shpejt. Kjo na dha shtytjen për të vazhduar në të njëjtin drejtim," thotë ai, duke shtuar se fakti që projekti aktualisht që është duke u zbatuar është duke ndihmuar numër më të madh të familjeve.

Një formulë e thjeshtë

Një qëllim i përbashkët, plus përfitim për të gjithë komunitetin, besim i barabartë - do të ishte formula për suksesin e përbashkët të të rinjve.

"Unë dua të inkurajoj të rinjtë të thyejnë barrierat mes komuniteteve dhe të kenë sa më shumë bashkëpunim në të mirë të të gjithë komunitetit ku jetojmë. Lidhja që kemi krijuar është shumë e rëndësishme dhe sa më e fortë të jetë kjo lidhje aq më e mirë do të jetë për të gjitha komunitetet," konkludon Adnani.

Përdorimi i tekstit lejohet me një tregues të qartë të burimit dhe lidhjen me burimin e tekstit ose faqen kryesore të platformës.