image

Arsimi për një të ardhme të ndritur

Kategori: Blogu
Organizatat: Roma Versitas Kosovo
Etiketat:

Arsimi është një nga shtyllat më të rëndësishme për çdo shoqëri. Sidoqoftë, komunitetet e margjinalizuara shpesh përballen me pengesa të ndryshme kur bëhet fjalë për arsimin. Si t’i mbështesim? Një nga shembujt e praktikave të mira është Roma Versitas Kosova.

Roma Versitas Kosova është një program akademik dhe shërbimesh mbështetëse për studentët qe vijojne universitetin, me qëllim për të përmirësuar nivelet e performancës dhe diplomimit të studentëve duke u ofruar atyre tutorim akademik, udhëzim dhe forcim të identitetit dhe krenarisë së tyre rome.

Modeli Roma Versitas shërben gjithashtu si një urë për studiuesit e rinj Romë drejt punësimit dhe pjesëmarrjes aktive në komunitet.

RV Kosova në vitin 2013 ofroi shërbime për 40 studentë romë, ashkali dhe egjiptianë ku më vonë ishte në gjendje të rrisë numrin deri në 80 studentë për vitin akademik.

"Kjo nuk ishte e mjaftueshme sepse gjatë vitit numri i studentëve nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian është rritur mbi 250 studentë në të gjitha universitetet publike dhe private, dhe RV Kosova ka fonde për të mbështetur vetëm 80 studentë. Gjatë 8 viteve të fundit RVK ka ofruar shërbime për më shumë se 600 studentë, gjatë këtij viti 70 studentë u diplomuan me sukses në fusha të ndryshme të studimeve si, edukimi, srejtësia, shkenca politike, arkitektura, artet dhe mjekësia etj. " - shpjegohet nga RVK.

Krahas numrave, rëndësia e kësaj lloj mbështetje tregohet në reagimet e studentëve.

"Ju jeni mbështetësit më të mëdhenj në karrierën time. Faleminderit shumë, ju jeni akademia Roma Versitas Kosova!" - është vetëm një nga komentet e studentëve të sapodiplomuar.

"Shumica e studentëve nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian vijnë nga familje të pa arsimuara ku tradita e arsimit nuk ekziston, gjithashtu edhe nga familje që nuk qëndrojnë mirë ekonomikisht dhe financiarisht, RVK gjithashtu është në kontakt të vazhdueshëm me donatorët të cilët mund të mbështesin studentët ku po bëjmë referime për mbështetje financiare për studentët në nevojë, për fat të keq ky numër është i lartë "- shpjegohet më tej nga RVK, duke nënvizuar përsëri se programet e tyre nuk japin vetëm mbështetjen akademike:

"Ne gjithashtu u ofrojmë atyre frymëzim për arsimim dhe gjithashtu i përgatisim ata për tregun e punës përmes aftësive të buta (soft skills) që ne u ofrojmë atyre."

Nuk është për t'u habitur që mesazhi i RVK për të rinjtë romë, ashkali dhe egjiptianë në lidhje me arsimin është se ata duhet të studiojnë.

"Ata duhet të studiojnë dhe të punojnë shumë në mënyrë që të krijojnë një të ardhme të ndritur për ata vetë dhe familjet e tyre, me arsim dhe njohuri të duhur ne mund të mbështesim veten tonë dhe familjet tona dhe komunitetet," përfunduan ata.

Cili është mesazhi i tyre për publikun e gjerë në lidhje me këtë temë por në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të Romëve e cila sapo u festua?

"Në 50 vitet e ardhshme ne presim që shumica e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian do të kenë përfaqësuesit e tyre jo vetëm në institucionet lokale dhe qendrore, gjithashtu të kenë profesionistë të arsimuar mirë që paraqet Romë, Ashkali dhe Egjiptas në Parlamentin e BE!" - është mesazhi i RVK.

Le të mbështesim bashkëqytetarët tanë në këtë qëllim!