image

Fondi për të Drejtën Humanitare është #KTBChampion!

Kategori: Kampionët
Organizatat: HLC
Etiketat:


Ata ishin thjesht fëmijë, por kjo nuk i ndaloi vrasësit e tyre qe t’ua marrin jetën atyre.

Që nga muaji maj i vitit 2019, është hapur një ekspozitë në ambientet e bibliotekës në Qendrën e Dokumentimit në Prishtinë, Kosovë, në kujtim të 1133 fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës së Kosovës, që nga viti 1998 deri më 2000.

Z. Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv në Qendrën për të Drejtën Humanitare në Kosovë, na përcjellë nëper ekspozite dhe flet për mënyrën e krijimit të saj.

'Ne vendosëm të bëjmë diçka që do të na kujtonte kujtimet e viktimave, veçanërisht viktimave të moshës së mitur. Ekspozita për kujtimin e fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë po mbahet në Qendrën e Dokumentimit ', - shpjegon z. Blakaj.

Në hyrje të qendrës njerëzit kalojnë nëpër një dhomë të errët, ku mund të dëgjojnë zërin e një burri që gjatë luftës ishte një fëmijë tetë vjeçar. Ai rrëfen kujtimet e tij për ditën kur humbi anëtarët e familjes së tij.

Anëtarët e familjes së tij të ngushtë u vranë dhe ai ishte një dëshmitar okular. Kuratori vendosi që dhoma duhet të duket kështu. Ai mbijetoi aty nga frika, me sy të mbyllur. Duke dëgjuar historinë e tij, vizitorët mund të vërejnë se si është ndjerë ai ', thotë Blakaj.

Gjëja tjetër që ne mund të shohim është muri me emrat e viktimave. Emrat shkruhen në atë mënyrë që mbiemrat shkruhen së pari dhe më pas renditen, sepse ata donin t'i vendosnin anëtarët e së njëjtës familje pranë njëri-tjetrit. Në anën tjetër të murit gjendet mbishkrimi "Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë".

"Na ishte njëherë" është një fillim i zakonshëm i çdo përrallë. Në këtë rast, ky është fillimi i tregimit të luftës. Nga perceptimi i një fëmije të pafajshëm, një botë që nuk do të duhej t'i përkasë realitetit, është hapur për ne. Ajo botë duket si të ishte përrallë.” kështu shkruan para hyrjes në dhomën e xhamit.

 

Jeleku i Nikollës

Gjatë vizitës tonë në ekspozitë, Bekim Blakaj na tregoi historinë e jelekut të Nikollës, i cili është pjesë e ekspozitës.

“Ai është jeleku i Nikollës, djali që vdiq me motrën dhe gjyshen e tij më 1 maj 1999 në urën e Lluzhanës. Kjo ndodhi kur autobusi i Nish-express-it u godit nga një raketë e NATO-s. Shumë fëmijë u vranë atë ditë. Nikolla ishte në atë autobus me motrën dhe gjyshen e tij. Prindërit e tij nuk e kishin këtë jelek kur i vizituam në Graçanicë. ‘Një fëmijë në Beograd e kishte atë. Nikolla ishte anëtar i një shoqërie kulturore artistike. Ai e donte shumë vallëzimin dhe shpesh shkonte në festivale folklorike që mbaheshin në vende të ndryshme. Prindërit e tij ia dhanë jelekun një familjeje tjetër, djali i së cilës ishte gjithashtu anëtar i grupit të folklorit. Kur shpjeguam se çfarë donim të bënim me të, ata na thanë: ‘Ejani javën tjetër dhe ne do t'ju japim jelekun.’ Ata thjesht e kuptuan rëndësinë e saj. ‘Ishtë e rëndësishme që njerëzit ta shohin këtë jelek në mënyrë që ata të mësojnë për fatin e djalit tonë’, na thanë prindërit e Nikollës”

 

Një dhomë xhami është pjesa ku ekspozohen gjëra personale të fëmijëve të vrarë gjatë luftës. Bluzë, pantallona të gjera, klikera, jelek, kartelë raporti, fletore dhe një djep janë disa nga gjërat personale që na kujtojnë ekzistencën e fëmijëve që u vranë.

Ndodh shumë shpesh që familjet nuk kanë asnjë gjë për t'i kujtuar fëmijët. Ne kemi arritur ta bëjmë këtë koleksion nga familjet që kishin disa gjëra personale të fëmijëve të tyre ”, shpjegon Blakaj.

'' Disa nga këto gjëra ishin gjërat e fundit që kishin disa nga familjet dhe prapë ato familje vendosën të na dhurojnë neve në mënyrë që ne t’i ekspozojmë këtu ”, shton Blakaj, duke treguar faktin se ishte e rëndësishme për ato familje që këto gjësende të jenë pjesë e ekspozitës.

Ҫdo gjë ka narracionin e vet që tregon historinë e një fëmije që u vra ose që u zhduk gjatë luftës. Blakaj sqaron se vetë ideja e rrëfimeve ishte që të përfaqësonin viktimat më të reja (në moshë) të luftës në mënyrë dinjitoze.

"Sigurisht, ne nuk mund t'i shpëtojmë historisë se fëmija u vra në një ditë të caktuar, në një vend të caktuar. Ne  vetëm kemi dashur që njerëzit t'i kujtojnë fëmijët në mënyrë dinjitoze dhe të mos nxisin emocione negative ", shton ai.

 

Një djep i përdorur nga motrat Berisha

Pesë motrat nga Hoça e Vogël - Adelina, Njomza, Shkurte, Lesia dhe Elhamja u detyruan të nisen për në Shqipëri. Gjatë rrugës, ato u ndaluan në fshatin Nagavc dhe  u detyruan të hyjnë në oborrin e shkollës. Kur erdhi nata, që të pesë motrat, së bashku me familjen e tyre, shkuan në një bodrum të një shtëpie të braktisur aty pranë. Më 2 Prill 1999, fshati Nagavc u bombardua. Shpërthimi shkatërroi një pjesë të shtëpisë ku strehoheshin motrat dhe i vrau ato. Katërmbëdhjetë vetë humbën jetën në atë vend, dhe dymbëdhjetë prej tyre ishin fëmijë.

 

Ekspozita u hap më 13 Maj, por për shkak të situatës së brishtë në Kosovë, njerëzit që punojnë në Qendrën për të Drejtën Humanitare ishin pak skeptik në lidhje me reagimin e publikut. Ata prisnin pyetje mbi kombësinë e viktimave, të llojit nëse viktimat ishin serbë apo shqiptarë.

Kur dikush vjen këtu, ai nuk pyet për kombësinë e viktimave, ose pse diçka e tillë u ekspozua ... Ata kanë respektin më të madh për viktimat. Ne jemi të kënaqur që arritëm t'i vendosim fëmijët në radhë të parë dhe jo kombësinë e tyre ", thotë Blakaj. Kjo ishte arsyeja që muri përmban foto të viktimave dhe jo emrat e tyre. Ka rreth 350 foto të fëmijëve në këtë mur, por disa prej familjeve nuk kishin as edhe një foto të fëmijëve të tyre.

’Dizajnuesi i ekspozitës i bëri fotot transparente në mënyrë që të duken sikur shkëlqejnë, në mënyrë që njerëzit të kenë përshtypjen se ka edhe shumë më shumë viktima. Kurdoherë që vij këtu, ndihem i humbur, sepse fotot e fëmijëve janë kaq të pabesueshme dhe më godisin shumë ”, thotë Blakaj.

 

Fustanella e Marijës

Marija jetonte me vëllaun e saj Nikollën, prindërit dhe gjyshen e saj. Në mes të Prillit më 1999, Marija shkoi në Prokuplje me gjyshen dhe vëllaun e saj për të vizituar të afërmit e saj. Më 1 maj, ata ishin në rrugën e tyre për në shtëpi kur autobusi u godit nga një raketë dhe ata u vranë menjëherë. 34 të tjerë u vranë kur kjo ndodhi, dhe në mesin e tyre ishin 6 fëmijë. Marija, kur ishte vetëm një vajzë e vogël, gjyshja e saj ia bleu asaj këtë fustanellë. Edhe pse Marija u rrit më shumë dhe fustanella ishte shumë i vogël për të, nëna e saj e mbajti atë si kujtim.

 

Blakaj thotë se familjet e viktimave të vrarë gjatë luftës erdhën në hapjen e ekspozitës dhe shpjegon se ata shpesh kthehen me anëtarët e familjeve ose miqve të tyre.

 'Na jepet sinjali se ata gjejnë paqe në këto hapësira. Familja Petroviç erdhi për herë të parë në Prishtinë pas 20 vjetësh dhe ata jetojnë në Graçanicë. Dy ose tre javë pas hapjes së ekspozitës, ne i sollëm ata përsëri këtu - ata ishin këtu, më pas shkuan në qendër të qytetit ... është shumë e vështirë të kuptohet - jetojnë këtu afër, ata humbën dy fëmijë dhe nuk kanë qenë në Prishtinë për 20 vjet. Kjo eshte e pabesueshme! Ne jemi të lumtur që ata erdhën për të parë ekspozitën për herë të parë. '

Si hulumtues, ai ka punuar duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me viktimat për një kohë të gjatë. Sipas përvojës së tij, familjarët e viktimave e konsiderojnë të rëndësishme që e gjithë shoqëria të njohë dhimbjen e tyre.

 

Çanta e shkollës e Altinit

Së bashku me nënën e tij, dy motrat, vëllaun e tij të vogël dhe të afërmit e tjerë, Altini u strehua në picerinë Kalabria më 26 mars 1999. Ai u plagos rëndë atje, pikërisht pranë nënës së tij e cila i tha: '' Bir, bëhu sikur je i vdekur ''. Ai u bë dhe nuk lëvizi fare. Derisa i transferonin kufomat, ata vunë re që Altini ishte akoma gjallë dhe menjëherë e vranë. Trupi i tij nuk është gjetur ende. Motrat e Altinit dhe vëllai i tij i vogël u vranë në të njëjtin vend. Ai ishte një nxënës i klasës së katërt dhe ai kishte libra dhe fletore në çantën e shkollës, të radhitura në bazë të orarit për ditën e tij të fundit të shkollës.

 

Kërkimi i së vërtetës dhe drejtësisë është ende në vazhdim dhe shumë raste të fëmijëve të vrarë ose të zhdukur nuk janë zgjidhur. Kurdoherë që shohim gjërat e tyre personale, ne i lexojmë tregimet e tyre përmes tyre, pyesim veten nëse është e mundur që ka të atillë që janë në gjendje t’iu bëjnë fëmijëve këso gjëra të tmerrshme dhe nëse kanë ndërgjegje apo ndihen fajtor.

Kur e pyetëm nëse ka ndodhur ndonjëherë që autorët ose pjesëmarrësit e krimit iu drejtuan Fondit për të treguar anën e tyre të ngjarjes, Blakaj tha që ata nuk kanë pasur një rast të tillë.

’Shmangia e përgjegjësisë është akoma më e fortë se ndërgjegjja e fajit. Natyrisht, përfshirja e disa njerëzve të tjerë nuk i motivon njerëzit të thonë të vërtetën dhe të flasin për krimet e tyre. Do të ishte mirë sikur të kishim raste të tilla. Edhe nëse dikush që ka ndërgjegje dhe ndihet fajtor, do të paraqitej që të tregojë për situatën e tij/saj, ai ose ajo ndjen frikë nga reagimet e njerëzve të tjerë, dhe atëherë ai/ajo gjithashtu detyrohet të flasë edhe për krimet e shokëve ose miqve të tij."

Sipas Blakajt, ekspozita " Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë " do të mbahet në Maj të vitit 2020 edhe në Beograd.