image

Ekspozita në internet Landscapes of Repair

Kategori: Thirrje të hapura

Etiketat:

Ftojmë Kontributet për një ekspozitë në internet mbi landscapes of repair në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, që hapet në korrik 2021. Jemi të interesuar t’i shfaqim pesë vepra ekzistuese nga artistë me bazë në Kosovë që e përfaqësojnë ose merren me temën e ekspozitës përmes një varieteti të mediave artistike të përshtatshme për platformën Kunstmatrix, përfshirë fotografitë, filmat e shkurtër, fjalën e folur të regjistruar dhe multimediat.

Projekti Landscapes of Repair

Landscapes of Repair është një projekt bashkëpunues mbi peizazhet post-traumatike në Kosovë, që rrjedh nga një partneritet ndërmjet Universitetit të Shefildit [University of Sheffield] dhe OJQ-së ndërkombëtare forumZDF. Ky projekt e lidh hulumtimin e Universitetit të Shefildit për peizazhet post-traumatike me ekspertizën e forumZFD-së në trajtimin e të kaluarës në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Landscapes of Repair po përpiqet ta krijojë një platformë bashkëpunimi përmes përfshirjes së studiuesve lokalë, rajonalë dhe ndërkombëtarë, aktorëve të shoqërisë civile, komuniteteve lokale dhe artistëve me fokus në krijimin e vendeve post-traumatike dhe në ndërtimin, disponueshmërinë dhe transformimin e hapësirës publike brenda Kosovës së pas konfliktit. Duke e vënë në plan të parë rikuperimin e lokalizuar të hapësirave që janë formuar nga trauma në rajon, projekti inkurajon hulumtimin akademik, dokumentimin dhe artikulimin e aktorëve të shoqërisë civile në kontekstin e riparimit të peizazhit si tregues të dinamikës socio-politike lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.

Lexo më shumë