image

Rinia rreth Rinisë: Ka shumë sfida, por duhen shfrytëzuar të gjitha mundësitë

Kategori: Blogu

Etiketat:

Çdo shoqëri duhet të përpiqet të ofrojë mundësi të mjaftueshme për të rinjtë, në mënyrë që ata të përparojnë, të përmirësohen dhe të qëndrojnë në të njëjtën shoqëri. Nga ana tjetër, zëri i të rinjve nuk dëgjohet shpesh në publik. Kështu, ne biseduam me nëntë të rinj nga komunitete të ndryshme. Mes tyre kishte aktivistë civilë, por edhe të rinj që marrin pjesë aktive në programet e shoqërisë civile. Çfarë sfidash përballen të rinjtë në Kosovë; a u jepen mundësi të mjaftueshme, cilat janë mesazhet e tyre?

“Disa nga sfidat me të cilat përballen të rinjtë në Kosovë janë papunësia dhe problemi i liberalizimit të vizave, këto sfida e bëjnë të vështirë funksionimin normal të të rinjve”, tha Milos Vucinic, 24 vjeç, nga Zubin Potoku.

Ai beson se pandemia e Covid-19 ka ulur numrin e mundësive për të rinjtë, por shton:

“Sa i përket mundësive për arsimim dhe përparim personal, ka mjaft të tilla që mund të shfrytëzohen, shumica e këtyre mundësive kanë të bëjnë me zhvillimin e aftësive dhe kompetencave për zhvillimin e karrierës, por për shkak të mungesës së punës, të rinjtë nuk mundin t'i përdorin këto aftësi në praktikë."

22 - vjeçari Qëndrim Kaçiku nga Mitrovica e Jugut ndan mendimin e njejtë me Milosin dhe thotë se liria e lëvizjes është sfida më e madhe për të rinjtë:

"Pamundësia për të udhëtuar pa viza dhe për të përballuar sfidat e procesit të aplikimit e bën gjithnjë e më të vështirë për të rinjtë ndjekjen e programeve arsimore dhe eksplorimin e kulturave të tjera që janë kyçe për një shoqëri më të hapur dhe më të begatë."

Ai beson se ka mundësi punësimi, por jo aq shumë, dhe arsyeja për këtë, shton ai, qëndron në faktin se paga minimale është shumë e ulët.

Sipas 20 - vjeçares Katarina Milic nga Zveçani, të pasurit shumë kohë lirë është sfida më e madhe për të rinjtë në veri të Kosovës.

"Ne jemi disi të kufizuar, sepse nuk ka ngjarje sportive, festivale apo ngjarje kulturore. Gjithashtu, numri i punëtorive edukative është i ulët. Kur bëhet fjalë për mundësitë për arsimim joformal, ka disa, por disi informacionet që ekzistojnë nuk arrijn te të gjithë”, tha ajo.

Ajo tregon se ka mundësi, por nëse të rinjtë do t'i përdorin ato varet nga dëshira e tyre për përparim.

"Unë nuk mendoj se të gjithë janë gati t'i përdorin ato," shtoi ajo.

Samra Emini, 21- vjeçarja nga Leposaviqi, beson se problemet e të rinjve janë kudo të njëjta dhe se është “mit” që njerëzit këtu përballen me probleme të veçanta.

"Mungesa e mundësive është sfida më e madhe. Mendoj se kështu kufizohet krijimtaria jonë. Në mjedise kaq të vogla, pak u ofrohet të rinjve nga aspekti social, argëtues dhe edukativ. Prandaj është e rëndësishme që të shfrytëzohet mire mundësitë e dhëna.Shanset për punësim janë ulur dhe për këtë arsye shumë kanë vendosur të largohen nga këtu”, thekson ajo.

25 - vjeçarja Dzenita Shabani nga Mitrovica e Jugut beson se çdo gjeneratë ka vështirësitë e veta dhe se pandemia ka ndikuar që njerëzit të luftojnë me çështjet e punës dhe situatës ekonomike:

“Njëzet vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira për sa i përket punësimit, por tani me qeverinë e re kemi shpresë si gjeneratë e re që struktura e punësimit të ndryshojë. Nëse jo tani, kjo do të ndryshojë së shpejti, dijeni që përbërja e parlamentit ka ndryshuar në tre vitet e fundit, kështu që nuk është e lehtë të rregullohet gjithçka brenda një viti”.

Papunësia dhe arsimimi janë problemet kryesore të të rinjve, beson Marija Stanojevic.

“Kjo është arsyeja pse njerëzit vendosin shpesh të shkojnë jashtë vendit. Janë gjithnjë e më pak njerëz, veçanërisht të rinjtë, ndërsa këtu po qëndrojnë kryesisht brezat e vjetër. Problemi është edhe në frymën sportive, ku shumë të rinj duan të merren me sport, por këtu nuk ka mundësi. Janë gjithnjë e më pak ngjarje kulturore që mbledhin të rinjtë në një vend”, shtoi ajo.

"Puna në projekte që kanë të bëjnë me nevojat e të rinjve më ka shtyrë të kuptoj realitetin e shumicës së të rinjve. Të rinjtë në Kosovë përballen me shumë sfida si mundësitë për arsimim, punësim dhe liri të lëvizjes. Megjithatë do të fokusohesha në punësim dhe orientimi në karrierë.Në Kosovë ekziston një shkallë e lartë e papunësisë që i pengon të gjithë të rinjtë të gjejnë punë dhe të vazhdojnë karrierën e tyre bazuar në zgjedhjet dhe talentet e tyre.Nga ana tjetër, një numër i madh i të rinjve zgjedhin studimet e tyre bazuar në disponueshmërinë e punës në treg”, tha 27 vjeçarja Berna Xhemajli nga Mitrovica e Jugut.

Përsa i përket arsimit joformal, megjithatë, ka mundësi për të rinjtë, por:

“Të rinjtë në Kosovë nuk kanë mundësi të jenë pjesë e bashkësisë ndërkombëtare.

Aktivistët e rinj civilë, të cilët jo vetëm marrin pjesë në aktivitete për të rinjtë, por edhe i projektojnë ato - kanë një qëndrim të njëjtë.

"Një nga problemet më të mëdha për të rinjtë është mungesa e përmbajtjes dhe izolimi në komunitete të vogla, lëvizja në të njëjtat rrethe njerëzish pa shumë mundësi për të mësuar diçka të re apo për të takuar njerëz të rinj. Për të rinjtë pak më të pjekur, përveç problemeve të kaluara, ekziston edhe një situatë e dobët ekonomike dhe pamundësia për të fituar mjaftueshëm për një jetë dinjitoze.Këto probleme po çojnë në një largim gjithnjë e më të dukshëm të të rinjve nga këtu," shpjegon Petar Djordjevic, drejtor i Young Active Gracanica.

Jelena Bulatovic nga Qendra për Komunitete Minoritare beson se të rinjtë serbë janë lënë jashtë sa i përket trajnimit dhe burimeve të financimit në Kosovë, por ka përpjekje për ta ndryshuar këtë.

“Raporti i të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2017, i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Byroja për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punës, tregon se ka probleme me punësimin e pakicave në Kosovë dhe rekomandon që minoritetet të mbështeten më shumë në punësim duke mbështetur iniciativat e tyre për të krijuar bizneset e tyre. Si rrjedhojë kemi shumë informalitet dhe kompani që nuk kanë të ardhme në Kosovë. Fatkeqësisht, përkeqësimi i jetës materiale dhe shëndetësore të të rinjve në Kosovë ëdhtë edhe si pasojë e ndikimit të pandemisë COVID-19. Shumë të rinj humbën punët e tyre të përhershme dhe u detyruan të përballen me kolapsin më të keq ekonomik”, shpjegon Jelena.

Ajo gjithashtu beson se të rinjtë duhet të fokusohen në aktivitete që mund t'i kryejnë në mënyrë të pavarur dhe në të njëjtën kohë të gjenerojnë të ardhura që do t'u mundësojnë përmirësimin e gjendjes së tyre financiare.

Dhe çfarë do t'u thoshin të rinjtë të rinjve?

“Besoni në veten dhe njohuritë tuaja, sepse dija dhe mundi gjithmonë shpërblehen”, thotë Milos.

“Mësoni, punoni shumë, bëni durim”, thotë Qëndrimi.

"Përkushtojuni arsimit joformal, eksploroni mundësitë dhe shqyrtoni kufijtë në të cilët mund të përparoni. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të shihni mundësitë tuaja", është mesazhi i Katarinës.

“Përfitoni çdo mundësi që keni, merrni pjesë në aktivitete që do t'ju ndihmojnë të dilni nga zona juaj e rehatisë”, thotë Samra.

"Mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja. Nëse doni të ndryshoni diçka në shoqëri, merrni pjesë në edukime të ndryshme përmes edukimit formal dhe joformal dhe më vonë tregojini njohuritë tuaja të fituara në praktikë", thotë Marija.

Jelena gjithashtu thekson:

"Jini më optimistë dhe shfrytëzoni çdo mundësi që ju vjen".

“Vazhdoni të bëni atë që doni, ndiqni ëndrrat tuaja dhe mos ndaloni kurrë së bëri atë, tregoni respekt dhe ndihmoni të tjerët pa ndonjë arsye të veçantë, kjo është ajo që ju bën të veçantë, në mënyrën tuaj dhe mos ndryshoni kurrë për dikë tjetër”, thotë Dženita.

"Bëhuni më aktiv dhe shfrytëzoni mundësitë që ju vijnë. Në çdo event mund të takoni njerëz interesantë dhe të krijoni kontakte me ta. Nëse nuk mund të listoni të paktën tre gjëra të dobishme që keni bërë gjatë ditës, atëherë është vërtet koha për të pyetur veten nëse gjithçka ka të bëjë vetëm me rrethanat dhe mjedisin në të cilin jeton apo është diçka që varet nga ty. Është e lehtë të ngrihesh nga mesi,por nuk mund të ikësh nga vetja”, tha Petar.

"Pranoni diversitetin dhe bashkohuni për interesat dhe sfidat e përbashkëta!" – përfundon Berna.