image

Thirrje për aplikim: Akademia Lokale e Dialogut e OSBE-së për Gratë e Reja

Kategori: Thirrje të hapura
Organizatat: OSCE
Etiketat: #YOUTH #GENDER EQUALITY

call for application_LDA22_alb.pdf
call for application_LDA22_en.pdf
call for application_LDA22_ser.pdf

Edicioni i katërt i Akademisë Lokale të Dialogut të OSBE-së për Gratë e Reja (LDA) do të organizohet nga data 27 qershor deri më 1 korrik 2022 në Bogë. Akademia ofron një platformë për vajzat e reja për të kapërcyer barrierat në komunikim, për të zbërthyer stereotipet dhe për të krijuar një bazë për dialog përmes të mësuarit, stërvitjes dhe mentorimit nga bashkëmoshataret e diplomuara të akademisë. Ajo synon të forcojë komunikimin mes të rinjve nga komunitete të ndryshme, duke u fokusuar në çështjet e përbashkëta shqetësuese që lidhen me barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në veçanti.


Për më shumë informata, shihni paketën informative. Dërgoni aplikacionin tuaj deri më 24 Prill 2021 (ora 23:59) në [email protected]