image

Bashkohuni në #LTLCchallenge dhe fitoni mbështetje për idenë tuaj!

Kategori: Thirrje të hapura
Organizatat: New Social Initiative
Etiketat: #CULTURE #ENVIRONMENT

Takime me komunitetin

OJQ Iniciativa e Re Sociale, aktualisht është duke zbatuar një projekt të quajtur #LTLKosovo Change Initative. Qëllimi i #LTLKosovo është të forcojë ndikimin dhe shtrirjen e zërave të besueshëm të orientuar drejt dialogut dhe të kontribuojë në ndryshimin e qëndrimeve ndaj multikulturalizmit tek të rinjtë në Kosovë.

Si pjesë e programit LTL, është hapur #SfidaLTL e parë, një iniciativë e destinuar kryesisht për grupe qytetarësh që nuk duan të jenë vëzhgues pasivë të problemeve në komunitetet e tyre lokale, por janë të gatshëm të ofrojnë ide dhe zgjidhje. Ideja fituese do të marrë mbështetjen prej 2000 euro. Për të prezantuar sfidën dhe për të qenë më afër në mbarë Kosovën, ekipi LTL po organizon sesione informative/Takime me komunitetin.

LTLMeetUp është i hapur për pjesëmarrje për të gjitha organizatat e shoqërisë civile si dhe për të gjithë qytetarët aktivë në Kosovë të cilët janë të interesuar që të bëjnë ndryshime. Përveç prezantimit të pikave të mësipërme, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të bëjnë pyetje dhe të diskutojnë idetë e tyre të mundshme së bashku me ne dhe influencerët e LTL.

#LTLCchallenge është e hapur nga data 9 shtator dhe do të jetë e hapur deri më 9 nëntor 2022, ku qytetarë dhe grupe do të kenë mundësinë të prezantojnë idetë e tyre për zgjidhjen e problemeve në komunitetin e tyre lokal.