image

Meti Kamberi: Për të kuptuar barazinë, duhet të respektojmë diversitetin

Kategori: Blogu

Etiketat: #EDUCATION #CULTURE #HUMAN RIGHTS #LANGUAGE

Meti Kamberi është autor i tre romaneve, dy prej të cilave janë autobiografi - "Qyteti i dhimbjes", "Qyteti i mëkatit" dhe "Valsi". Qyteti i dhimbjes u publikua në 10 botime dhe u përkthye në gjermanisht, dhe gjithashtu së shpejti libri do të botohet në Zvicër. Bazuar në këtë roman, ai është duke punuar në një skenar për një film artistik. "Ka një forcë të fshehur në secilin prej nesh, njeriu duhet të besojë në atë që bën. Ai nuk duhet të ndalojë së ëndërruari. Doja të tregoja se edhe romët mund të lexojnë, shkruajnë dhe punojnë vetë. Në këtë mënyrë, mendoj se kam kontribuar diçka për kulturën rome. Më vjen mirë që arrita në atë degë të lartë për ta bërë këtë”- tha ai.

Meti Kamberi vjen nga një familje rome, ka lindur në Nish. Qëndroi në një jetimore, në tre familje kujdestare, në moshën 12-vjeçare mësoi shkrim e këndim. Pika e kthesës në jetën e tij ishte shkrimi i një libri. Ai shkroi për të kapërcyer frikën dhe ankthet e tij të brendshme.

''Askush më mirë se Meti nuk mund ta kuptojë se çfarë do të thotë një buzëqeshje, pak dashuri, vëmendje dhe ngrohtësi për një fëmijë të braktisur, si është të dalësh nga humnera dhe të shkruash me stomakun bosh për të ndikuar në ndërgjegjen e lexuesve, pavarësisht nga mosha, klasa shoqërore apo ngjyra e lëkurës”.

“Por unë mendoj se të gjithë mund të ndryshojnë jetën e tyre, nëse kanë ambicie për të punuar me veten, dhe mbi të gjitha, duhet të besojnë në vetvete dhe dikush duhet të besojë në ta, sepse një person nuk është krijuar për të qenë vetëm dhe të jetojë vetëm. ”, tha Kamberi në promovimin e librave të tij në Graçanicë.

Historia e Metit para të pranishmëve shpalosi procesin e tij të të shkruarit, por edhe atë anë të historisë që nuk është plotësisht e aksesueshme për lexuesin në faqet e librit - si është të jetosh në kufijtë e varfërisë, margjinat e shoqërisë dhe si është të shkruash në kushte të tilla.

“Nevoja më themelore e njeriut është të ushqehet, por edhe kjo është një problem për romët. Romët kryesisht nuk shkojnë në shkollë sepse ata jetojnë në skaj të varfërisë, edhe une kam qenë shumë i varfër dhe kam jetuar në skaj të varfërisë dhe prioriteti im nuk ishte shkolla, por diçka tjetër. Kur arrita të haja ushqime të rregullta dhe të kisha miq, atëherë fillova të shkoja në shkollë.” thotë Kamberi.

Ai vë në pah mangësitë e sistemit, kritikon sistemin arsimor, por edhe sistemin e mbrojtjes sociale.

“Fëmijët nuk u perkasin jetimoreve apo familjeve kujdestare, fëmijët u përkasin prindërve të tyre. Unë nuk e kam atë ndjenjë, nuk e di si është të kesh prindër, nuk e njoh babanë tim, kam një mama që as nuk e di se çfarë kam shkruar, nuk di të lexojë, sepse është analfabete, ajo ka ngecur në jetën e saj të zymtë dhe jeton shumë keq dhe më vjen keq për këtë."

Sistemi nuk të lejon të arrish një shkallë të lartë, për mendimin tim është i organizuar keq, kështu që unë u përpoqa të edukohem dhe të punoj për veten time”, shton ai.

“Ai libër (Qyteti i Dhimbjes) ma ndryshoi jetën. Në jetimore fëmijët janë shumë të këqij. Mjedisi ndikon shumë në mënyrën se si ti zhvillohesh. Jam munduar të mos njollos shpirtin dhe karakterin tim dhe kam pasur gjithmonë ambicie të bëj diçka. Doja të kisha sukses në diçka, të isha i dukshëm”, shpjegon ai.

Pasi shkroi librin e parë, ai investoi gjithçka për ta botuar atë. Pas publikimit dhe artikullit të parë në media, libri "Qyteti i dhimbjes" shiti mijëra kopje.

“Për mua, suksesi më i madh ishte kur një grua më tha - tani kur eci në rrugë dhe shoh dikë duke kërkuar lëmoshë, e shikoj atë person ndryshe. Për mua ky është suksesi më i madh dhe një motiv i madh, mendoj se ajo që bëra ishte e mirë, sepse në një farë mënyre tregova kulturën rome dhe i afrova lexuesit me atë që përballen romët, për të parë se si jetojnë në skaj të varfërisë, për të parë se ka edhe njerëz të mirë, se jo gjithçka është zi e bardhë. Jeta është pak gri”, shpjegon Meti.

Libri i dytë "Qyteti i mëkatit" gjithashtu ka të bëjë pjesërisht me historinë e jetës së tij - ai u zhvendos nga Nishi në Beograd.

“Qyteti i mëkatit” është një roman që tregon se si është kur ke, sa jetëshkurtër është lumturia, shpjegon autori: “Lumturia është si pasioni, sepse pasioni kalon shpejt. Mendoj se duhet të përpiqemi për kënaqësi, kënaqësia mund të zgjasë.”

Përveçse foli hapur për veten dhe jetën e tij, Meti Kamberi foli edhe për diskriminimin dhe marrëdhëniet në vetë komunitetin rom.

“Diskriminimi – kështu funksionon bota, por kjo nuk duhet të iu demotivojë. Jini të fortë, punoni për veten tuaj, kontribuoni në shoqëri, sepse kjo është gjëja më e rëndësishme, ne duhet të përpiqemi të jemi njerëz të mirë dhe të bëjmë atë që duam. Asgjë në botë nuk është e barabartë, por ne kemi nevoja të barabarta për të menduar, ndjerë, dashuruar dhe zhvilluar, kjo është ajo që na bashkon…” – u tha ai fëmijëve të komunitetit Rom.

“Romët janë të padukshëm për njerëzit me kostume, ata janë të dukshëm vetëm kur votojnë apo diçka të tillë, dhe më vjen shumë keq për këtë”.

Kam takuar shumë romë që janë të arsimuar, por ata i shohin me përçmim ata që nuk kanë njohuri. Kjo është dicka shumë e keqe, mendoj se ata duhet të jenë të barabartë dhe që një person të kuptojë barazinë, duhet të respektojë diversitetin. Dhe kjo është ajo që është e pashmangshme dhe ajo që është esenca – përfundoi ai.

Promovimi i librave të Meti Kamberit u organizua nga organizata joqeveritare “Zëri i romëve, ashkalive dhe egjiptianëve”.