Rëndësia e raportimit të vërtetë dhe profesional të mediave

Kategori: Video

Etiketat: #MEDIA

Gazetarë nga komunitete dhe media të ndryshme me një qëllim - raportim të vërtetë dhe profesional, me verifikim të detyrueshëm të fakteve.

Qëllimi kryesor i trajnimit të fundit për gazetarë të organizuar nga Birn Kosova dhe Graçanica online ishte lufta kundër lajmeve të rreme përmes bashkëpunimit mes gazetarëve të mediave të ndryshme. Trajnimi i dytë në kuadër të projektit 'Gazetaria e bazuar në fakte dhe shkrim-leximi mediatik' me mbështetjen e UNMIK-ut u organizua në Graçanicë.