THIRRJE E HAPUR PËR DORËZIMIN E ESEVE PËR STUDENTË/E DHE PROFESIONISTË/E TË RINJ/REJA

Kategori: Thirrje të hapura

Etiketat: #EDUCATION

Open Call for Essays Contest ENG-ALB-SRB-.pdf

Tema: Dhuna ndaj grave dhe vajzave


Afati: 15/11/2022 – 31/12/2022


Ku: Esetë të dërgohen në: [email protected]


Organizuar nga: Rrjeti Alumnae i Akademisë së

 Dialogut (AD)

Nëse jeni:

• student/e ose profesionist/e i/e ri/e i/e interesuar për çështjet gjinore dhe veçanërisht për dhunën ndaj grave dhe vajzave;

• të interesuar/a për të zgjeruar njohuritë akademike dhe publike në këto fusha;

• vini nga një zonë gjeografike e mbuluar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Misioni i OSBE-së në Serbi;

• flisni rrjedhshëm gjuhën shqipe ose serbe ose angleze.

Rrjeti Alumnae i AD fton studentët/et dhe profesionistët/et e rinj/reja që të hulumtojnë dhe eksplorojnë çështjet gjinore, veçanërisht dhunën ndaj grave dhe vajzave, përmes eseve akademike, me qëllim që të nxisin debatin publik dhe reflektimet mbi këto tema të rëndësishme.

Anëtaret e Rrjetit Alumnae të AD do të përzgjedhin dhjetë esetë më të mira, të cilat do të prezantohen në kanalet e mediave sociale të Rrjetit, si dhe në platformat online dhe faqet e internetit të organizatave partnere nga Prishtina/Priština dhe Beogradi. Autorët/et e eseve të zgjedhura do të marrin çmime si Kindle,kurse online dhe kupona të librarive.


Temat e mundshme për t'u eksploruar:

1. Ngacmimi seksual në shkolla,universitete dhe/ose në vende të punës – identifikimi,mbrojtja,ndërgjegjësimi,parandalimi.

2. Dhuna dhe abuzimi nga partneri intim:identifikimi dhe largimi nga marrëdhëniet abuzive.

3. Dhuna në internet ndaj grave dhe vajzave dhe efektet e saj afatgjata në shoqëri.

4. Dhuna ndaj grave në media, politikë dhe në jetën publike, si dhe efekti i saj në përfaqësimin e përgjithshëm të grave në pozitat vendimmarrëse.

5. Analizë kritike: identifikimi dhe kuptimi i efektit të dhunës ndaj grave në letërsinë artistike, tregimet grafike, filmat, seritë e internetit,televizionin dhe/ose kulturën popullore.

6. Kuptimi dhe adresimi i ndër-seksionalitetit në dhunën ndaj grave dhe vajzave (gratë dhe vajzat që u përkasin komuniteteve pakicë,gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara,gratë dhe vajzat nga zonat rurale,etj.).

7. Trajtimi i paragjykimeve, dhunës psikologjike dhe barrierave me të cilat përballen gratë dhe vajzat për të hyrë në profesione "jo konvencionale" (p.sh.nga fusha e sigurisë, shkencës dhe teknologjisë,mekanikës,aviacionit etj.)

8. Roli i burrave dhe djemve në arritjen e barazisë gjinore (ndërgjegjësimi dhe kontributi në parandalimin e diskriminimit dhe të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe vajzave).


Afati i dorëzimit:

Ju lutemi dërgoni esenë tuaj në: [email protected] deri më 31/12/2022, ora 23:59, koha e Vjenës (CET).Vetëm një ese për person.


Aplikimi duhet të përmbajë:

1. Biografi e shkurtër e autorit/es: emri,mbiemri,data dhe vendlindja, vendndodhja aktuale, e-maili,numri i telefonit, arsimimi (maksimumi 200 fjalë);

2. Gjatësia e esesë:Afërsisht 1300 deri 2000 fjalë (duke përjashtuar fusnotat dhe bibliografinë), me një abstrakt maksimumi deri në 200 fjalë;

3. Formati:Dokumenti MS Word;

4. Gjuha: shqip ose serbisht ose anglisht.


Presim me padurim t’i lexojmë esetë tuaja!


RRETH AKADEMISË SË DIALOGUT (AD)

AD është një program vjetor i organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Misioni i OSBE-së në Serbi i cili bashkon të rejat nga Prishtina/Priština dhe Beogradi.Në AD pjesëmarrësit kanë mundësinë të zgjerojnë njohuritë e tyre mbi çështjet që lidhen me dialogun, ndërtimin e paqes dhe gratë në politikë duke bashkëbiseduar dhe duke shkëmbyer njohuri me folës të shquar dhe profesionistë të njohur. Pas përfundimit të këtij programi, pjesëmarrësit bëhen anëtarë të Rrjeti i Alumnae të AD, i cili aktualisht ka më shumë se 180 anëtarë.Shumë të reja nga Rrjeti,nga të dyja shoqëritë,janë frymëzuar gjatë viteve nga AD për të bashkëpunuar dhe punuar për zgjidhjet e problemeve të përbashkëta shoqërore.

Rrjeti i Alumnae të AD mbështet rregullisht nismat që synojnë promovimin e mëtejshëm të vlerave të AD, të tilla si barazia gjinore, dialogu dhe ndërtimi i paqes, pjesëmarrja e grave në dialog dhe proceset e politik-bërjes dhe vendimmarrjes, në të gjithë komunitetet dhe shoqëritë.