image

"Të gjithë lotët tanë" - tregime të viktimave të luftës

Kategori: Blogu

Etiketat: #HUMAN RIGHTS

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, në Prishtinë është hapur ekspozita “Të gjithë lotët tanë”.

Ky është eventi i tretë i ekspozitave i organizuar nga Qendra Burimore e Personave të Zhdukur, Integra, Iniciativa e Re Sociale, Veprimi Paqesor dhe Iniciativat Qytetare me mbështetjen e PAX dhe Qendrës Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale. Ekspozita më parë ishte organizuar në Beograd dhe Shkup.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 18 dhjetor, në katin e tretë të Hotel Grand, çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 17:00.