image

Community College Initiative (CCI) Program -një mundësi e shkëlqyer për të rritur aftësitë dhe ekspertizën tuaj

Kategori: Thirrje të hapura

Etiketat: #EDUCATION

CCI+Program+AY+2023-2024+Application+Fillable+MEDIA+FINAL+9.30.22.pdf


Nese keni diplomuar nga shkolla e mesme, jeni duke studiuar në universitet, apo jeni profesionist nga komunat e Gjakovës, Junikut, Deçanit, Pejës, Istogut, apo Zubin Potokut,atehere kjo mundesi eshte per ty.


Community College Initiative (CCI) Program është duke pranuar aplikime për vitin akademik 2023-2024, dhe konkursi do të jetë i hapur deri me 16 janar 2023. Për të mësuar mbi programin, kriteret për aplikim, dhe për tu qasur në formën e aplikimit, ju lutem vizitoni: https://kosova.americancouncils.org/cci-en


Community College Initiative (CCI) Program, i sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan u ofron mundësi individëve nga Kosova të zhvillojnë aftësitë e tyre të udhëheqësisë, të aftësohen profesionalisht dhe të zhvillojnë njohuritë e gjuhës angleze, duke studiuar në një kolegj komuniteti në Shtetet e Bashkuara. Programi CCI u ofron pjesëmarrësve nga zonat e nënshërbyera dhe grupeve të papërfaqësuara një program akademik një vjeçar, jo të grades, në një kolegj të komunitetit amerikan. Që nga themelimi i programit në 2007, 75 kolegje të komunitetit kanë pritur mbi 3,500 pjesëmarrës të CCI nga 24 shtete të botës.


Për çdo pyetje, ju lutemi kontaktoni CCI nëpërmjet

Email: [email protected]

Tel: +383 38 226 255

Facebook: https://www.facebook.com/AmericanCouncilsKosova