image

U shpallën rezultatet e Konkursit të Pestë të Biber

Kategori: Blogu

Etiketat: #CULTURE

Juria e Konkursit rajonal të pestë të Tregimeve të Shkurta Biber ka zgjedhur fituesit dhe 25 tregimet që do të publikohen në koleksionin shumëgjuhësh.


Çmimi i parë - “Epoka e derdhjes” me autor Ana Kutleša.


Çmimi i dytë - „Fertik“ me autor Lidija Deduš.


Çmimi i tretë - "Toka e lumturisë" me autor Ante Storić dhe "Fjalët" me autor Miloš Perišić.


Biber është një konkurs tregimi i shkurtër për tregime të përbashketa në shqip, maqedonisht, boshnjakisht, kroatisht, serbisht dhe gjuhen malazeze.


Konkursi i pestë i Biber u zhvillua nga 10 dhjetor 2021 deri më 1 qershor 2022.


Janë pranuar gjithsej 473 parashtresa (387 në BCSM, 69 në maqedonisht dhe 17 në shqip).


"Përzgjedhja e tregimeve të këtij viti varion tematikisht nga trajtimi i një të kaluare të dhimbshme (shpesh e portretizuar nga këndvështrimi i një fëmije apo i riu, siç pritet duke pasur parasysh moshën e autorëve) deri te sfidat e kohës sonë të tanishme. Na lanë përshtypje me guximin e shprehur në shumë prej tregimeve – të përpiqesh të ecësh në këpucët e dikujt tjetër; të shkruash nga këndvështrimi i “anës tjetër”, qoftë kjo perspektivë e një gjinie, botëkuptimi, kombësie apo brezi tjetër” – thuhet nga juria e këtij viti - Lejla Kalamujić, Kalina Maleska dhe Olja Savičević Ivančević.


Konkursi organizohet nga ekipi Biber i Qendrës për Veprim jo të Dhunshëm Sarajevë-Beograd.


Përmbledhja e tregimeve të shkurtra shumëgjuhëshe do të botohet deri në mars 2023.

 www.kosovotrustbuilding.com ka shkruar për konkursin e kaluar dhe fituesit. Biber - the "grain" of reconciliation.


“Të hysh në mendimet e tjetrit, të inkurajosh ndjeshmërinë, të shohësh të ashtuquajturin armik duke qarë, kjo është pranimi i tjetrit dhe rruga drejt pajtimit”