image

Thirrja për Nominime: Çmimi për Ndërtim të Besimit në Kosovë

Kategori: Video
Organizatat: New Social Initiative , Open Data Kosovo
Etiketat: #YOUTH #TECHNOLOGY #MEDIA

Platforma e Ndërtimit të Besimit në Kosovë ka kënaqësinë të hapë thirrjen për nominime për Çmimin KTP 2023.

Këtë vit tre çmime do t'u jepen ndërtuesve të shquar të besimit në kategoritë e mëposhtme:

  • inovacione digjitale
  • media
  • aktivizm rinor

Qëllimi është të vlerësojmë dhe mbështesim individët dhe organizatat që kanë kushtuar kohën dhe energjinë e tyre për të avancuar agjendën e ndërtimit të besimit në Kosovë.

Kë mund të nominoni:

  • Individë
  • Grupe individësh
  • Iniciativat qytetare joformale
  • Organizatat e Shoqërisë Civile

Të interesuarit mund të nominojnë edhe vetveten.

Procesi i nominimit

Nominimet duhet të dorëzohen deri më 10 shkurt 2023, për shqyrtim të plotë duhet përdorur formularin e aplikimit online. Pasi nominimi të kontrollohet për plotësinë dhe se udhëzimet janë ndjekur siç duhet, nominuesi do të marrë një email konfirmimi që tregon se nominimi është pranuar për vlerësim. Nëse nuk merrni një email konfirmimi brenda disa ditësh nga dorëzimi, ju lutemi dërgoni një kërkesë në [email protected]. Ky hap shtesë është të sigurohet që nominuesi është pranuar siç duhet.

Shënim:

Ju lutemi sigurohuni që kandidati juaj të jetë i regjistruar në Platformën Kosovare të Ndërtimit të Mirëbesimit https://kosovotrustbuilding.com/en/register.

PROCESI I PËRZGJEDHJES

Thirrja për nominime është gjithëpërfshirëse dhe e hapur për të gjithë. Pas marrjes së aplikimeve për nominim, një komision përzgjedhës do të zgjedhë 5 kandidatë për secilën kategori bazuar në të dhënat që marrim.

Hapi i fundit do të jetë votimi online, ku publiku do të jetë ai që do të zgjedhë fituesin për secilën kategori.