image

Thirrje për aplikantë - AKADEMIA PËR POLITIKA PUBLIKE DHE SOCIALE

Kategori: Thirrje të hapura

Etiketat: #GOVERNANCE

AKADEMIA PËR POLITIKA PUBLIKE DHE SOCIALE

10-14 KORRIK 2023

Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari hap thirrjen për aplikime për Akademinë e Politikave Publike dhe Sociale.

Akademia 2023 do të mbahet në Hotel Nartel në Prishtinë (Kosovë) nga data 10 deri më 14 korrik 2023.

Përgjatë një jave do të keni mundësinë t’i ndjekni modulet nga ligjërues, studiues, specialistë dhe pedagogë të shquar nga Kosova, rajoni dhe Bashkimi Evropian.

Programi i Akademisë për Politika Publike dhe Sociale mishëron ligjërata teorike dhe formim praktik, të shoqëruara me diskutime kolektive, punëtori për tema të caktuara dhe aktivitete sociale e kulturore.

Shih videon nga Akademia 2022: https://bit.ly/3AySm7G

Programi i Akademisë përmban module mbi temat:

Kombi, mitet kombëtare, etnia, shtetësia dhe qytetaria

Ideologjitë politike

Barazia dhe gjithëpërfshirja

Mjedisi

Politikat publike & sociale / Modelet zhvillimore ekonomike

Qëllimi i përgjithshëm i Akademisë është edukimi, arsimimi dhe trajnimi i të rinjve me ide progresive mbi vlerat shoqërore, si drejtësia sociale, anti-diskriminimi, qytetaria, liria e shprehjes, barazia gjinore, anti-racizmi, të drejtat e punëtorëve etj., që të përfitojnë më shumë aftësi për të qënë aktiv në sferën publike rreth çështjeve shoqërore dhe politike.

Akademia për Politika Publike dhe Sociale organizohet me mbështetjen e Olof Palme International Center, Ambasada Suedeze dhe Community Development Fund, Rockefeller Brothers Fund dhe Heinrich Böll Stiftung.

Të gjitha shpenzimet rreth pjesëmarrjes në Akademi do të mbulohen nga Instituti Musine Kokalari, duke përfshirë udhëtimin e pjesëmarrësve dhe ushqimin dhe pijet. Për pjesëmarrësit jashtë Prishtinës do të mbulohen edhe shpenzimet e akomodimit. Përkthimi në gjuhën shqipe dhe serbe është i siguruar.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

Për Akademinë do të përzgjedhen 30 pjesëmarrës. Inkurajohet aplikimi i vajzave dhe grave, si dhe të aplikantëve nga komunitetet joshumicë në Kosovë. Përparësi për kandidatët është njohja e gjuhës angleze.

Mund të aplikosh në Akademi nëse:

Je 18-28 vjeçar/e;

Je duke studiuar apo ke diplomuar në njërën nga këto fusha: politikë, sociologji, filozofi, ekonomi, juridik, gazetari e fusha të tjera të ngjashme që ndërlidhen me politika publike dhe sociale;

Ke njohuri bazike dhe interesim në çështje publike dhe politike.

Ju ftojmë të dërgoni dokumentet për aplikim:

CV

Letër motivuese

PËRZGJEDHJA

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve përbëhet prej dy fazave. Gjatë fazës së parë, kandidatët do të parazgjedhen në bazë të CV dhe letrës motivuese. Kandidatët e kualifikuar do të ftohen në intervistë. Qëllimi i intervistës është njoftimi me pjesëmarrësit.

Pjesëmarrësit e përzgjedhur që ndjekin Akademinë në tërësi do të marrin çertifikatën mbi përfundimin e sukseshëm të këtij programi.

AFATI PËR APLIKIM

Dërgo dokumentet për aplikim përmes e-mailit: [email protected] deri më 11 qershor 2023 në ora 23.59.

https://musineinstitute.org/thirrje-per-aplikante/