image

Forum Dialogu i Udhëhequr nga të Rinjtë – Edicioni i Dytë

Kategori: Thirrje të hapura
Organizatat: HLC
Etiketat: #HUMAN RIGHTS

Versioni 2 - Gjuhe Shqipe.pdf

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë ka kënaqësinë të hapë thirrjen për aplikim për t’u bërë pjesë e Edicionit të Dytë të Forum Dialogut të Udhëhequr nga të Rinjtë. Kjo ngjarje do të mbahet nga datat 10-12 Maj, 2024. Aktiviteti përfshin sesione të ndryshme të udhëhequra nga trajner eminent si dhe vizita studimore të organizuara në terren.

Andaj, ftojmë të rinjtë e moshave 18-25 vjeç nga vende dhe përkatësi të ndryshme etnike të cilët janë të gatshëm që përtej dallimeve të krijojnë si dhe zhvillojnë marrëdhënie pozitive bazuar në interesat dhe vlerat të përbashkëta.

Çdonjëri/a prej jush, që është i/e gatshëm/me të jetë pjesë e ngjarjes, mund të aplikojë, përmes vegzës: https://forms.gle/oVmZt5u8JVTb9ny26 deri më datën 22 Prill, 2024