image

USAID po kërkon punime koncepti

Kategori: Thirrje të hapura
Organizatat: USAID
Etiketat:

USAID/Kosovo po kërkon qasje inovative dhe efektive që do të promovojnë fuqizimin ekonomik të personave me aftësi të kufizuar në mënyrë të barabartë me tjerët. Rrjedhimisht, USAID/Kosovo po kërkon punime koncepti nga organizata të pranueshme dhe të mundshme kosovare ose amerikane dhe partnerët e tyre implementues të projekteve aktuale. Qasjet mund të përfshijnë, por nuk janë të limituara në, qasje të barabartë në punësim që është zgjedhur lirshëm në tregun e punës; ambient pune që është i hapur, përfshirës, dhe i qasshëm nga personat me aftësi të kufizuara; dhe fuqizim të kapaciteteve të organizatave lokale të personave me aftësi të kufizuara.

Lexo më shumë