Kategori: Lajme Organizatat: Ambasada Britanike , KoSSev , IOM
Më 11 shkurt 2020, reportazhi 30-minutësh për Gjimnazin e Mitrovicës u paraqit në një klub shoqëror në Mitrovicën e Veriut. Në prezantim morën pjesë 30 persona, përfshirë pesë pjesëmarrës të reportazhit.
Video reportazhet prezantuan historinë e kësaj shkolle, që nga fillimi e deri më sot, punën dhe cilësinë e nxënësve dhe mësuesve të dikurshëm dhe të sotëm, me shumë momente historike, së bashku me dëshminë e ish-nxënësve dhe mësuesve të kësaj shkolle, ku paraqet të gjithë histori si një parakalim nostalgjik.
Filmi eshte prodhuar nga ekuipazhi "KoSSev", dhe kryeredaktorja znj. Tatjana Lazarevic, e cila ishte edhe studente e kësaj shkolle, thotë se ideja për tregimin u krijua vitin e kaluar kur Gjimnazi festoi 100 vjetorin.
Ngjarja u mbulua nga shumica e mediave lokale.
Aktiviteti i realizuar përmes projektit "Ndërtimi i lidhjeve shoqërore dhe mbrojtja e minoriteteve në Kosovë" financuar nga Ambasada Britanike Prishtinë dhe implementuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
Lexo më shumë