image

Pozicioni i grave rome në Kosovë

Kategori: Blogu

Etiketat:

Pas konfliktit të fundit në Kosovë në vitin 1999, ishte nje kaos ku të gjithë luftonin për të përvetësuar pjesën e lirisë në Kosovë.

Gratë Rome vazhduan heshtjen e njejtë si edhe para konfliktit.

Ishin disa organizata dhe aktiviste nga komunitetet tjera të cilat në mes tjerash përmendnin çështjet e grave nga komuniteti im. Faktikisht nuk ndryshohej asgjë. Thashë: Pse? Pse ne të mos jemi të përfaqësuara nga vetë ne. Unë si një grua Rome, i dija të gjitha çështjet me të cilat ballafaqoheshin gratë Rome por edhe e dija si mund ti adresoja këto çështje drejtë zgjidhjes, e vetmja gjë që mungonte ishte guximi për një inciative të duhur. Në shoqërinë e grave tjera që ndanin vështrimin e njejtë e nisëm inciativën për avokim për të drejtat e grave Rome në Kosovë në fillim të vitit 2000. Vepruam me punë të palodhshme si vullnetare për kontributin e pozitës së gruas Rome si një grup jo-formal deri në formimin e OJQ-së “RROGRAEK” e cila u regjistrua me 18 shtator 2007. Sot Rrjeti ynë i bashkon 24 anëtare ku përfshihen OJQ dhe aktiviste nga rajoni dhe vende të ndryshme të Kosovës me objektivat e qarta drejt fuqizimit të gruas Rome, Ashkali dhe Egjiptiane. Këtu shtohen edhe shume aktiviste jo-formale dhe vullnetare me kontribute të jashtëzakonshme në strategjinë tonë. Përmes këtij aktivizmi shumë gra Rome, Ashkali dhe Egjiptiane kan fituar kurajon që të kuptonin dhe kërkonin të drejtat që ju takonin. Thjeshtë Heshtja është thyer dhe ka nisë të ndihet zëri i grave Rome, Ashkali dhe Egjiptiane në tërë territorin ku veprojë. Inciativa duhet të vazhdojë dhe ne gratë Rome, Ashkali dhe Egjiptiane duhet të ndihmojmë gratë e komuniteteteve tona. Dhe ne si Rrjet duhet të fuqizohemi që të fuqizohen gratë nga komunitetet tona.

Unë isha gruaja e parë Rome aktiviste në Kosovën e pas luftës dhe qëllimi im ishte që të jem shembull dhe të i inkuarojë edhe gratë tjera të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas që të punojnë për të drejtën e tyre duke kontribuar edhe për gjithë shoqërinë Kosovare.

RROGRAEK-u të cilën e drejtojë që nga themelimi është pjesë e Rrjetit Regjional të organizatave të grave Rome të Ballkanit. Si pjesë e këtij Rrjeti kam përfaqësuar gratë Rome, Ashkali dhe Egjiptiane të Kosovës dhe të njejtën kohë kam marë praktika të mira të cilat i përdorim tek avancimi i pozitës së gruas Rome në Kosovë. Poashtu është anëtare e rrjeteve dhe forumeve të ndryshme në Kosovë.