image

Forumi i KB për ndërtimin e mirëbesimit në Kosovë - Raporti i forumit 2018

Kategori: Raportet
Organizatat: UNMIK
Etiketat:

Prej datës 6 deri më 8 maj, Kombet e Bashkuara mblodhën në Lubjanë më shumë se 120 pjesëmarrës që përfaqësojnë një hapësirë të gjerë ndër-sektoriale të shoqërisë Kosovare, duke përfshirë shoqërinë civile, mediat, udhëheqësit e rinisë dhe udhëheqësit komunalë nga komuniteti shumicë dhe nga komunitetet jo-shumicë, për të shkëmbyer perspektivat e tyre ndaj ndërtimit të mirëbesimit, për një shoqëri më paqësore dhe përfshirëse.

Forumi i Kombeve të Bashkuara për ndërtimin e mirëbesimit, u bashkë-udhëhoq nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Zahir Tanin dhe Ndihmës-Sekretarja e Përgjithshme, Bintou Keita. Ky Forum ishte rezultat i përgatitjeve disamujore, përfshirë edhe vizitat e rregullta në komuna dhe komunitete, si dhe i një sërë diskutimeve të grupeve të fokusit me ekspertë dhe profesionistë në tema të rëndësishme për popullin e Kosovës. Ky Forum është përkrahur nga UNMIK-u dhe agjencitë, fondet dhe programet e Kombeve të Bashkuara (UNKT), me pjesëmarrjen e organizatave të tjera partnere ndërkombëtare, siç është Bashkimi Evropian, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).  

Forumi, përmes sesioneve plenare dhe sesioneve të veçanta, si dhe prezantimeve nga ekspertët me përvoja të vlefshme nga vende të ndryshme të botës, u fokusua në krijimin e efekteve pozitive të qëndrueshme për të gjitha komunitetet në Kosovë për çështjet e interesit të përbashkët. Pjesëmarrësit shkëmbyen përvojat e tyre të bashkëpunimit të ngushtë në zgjidhjen e çështjeve të interesit të përbashkët; në zhvillimin e zgjidhjeve praktike dhe funksionale për çështjet që prekin jetën e tyre; dhe në kultivimin e lidhjeve të thella me fqinjët dhe qytetarët në përgjithësi.

Në Forum u identifikuan mënyrat praktike për sigurimin e angazhimit konstruktiv drejt një të mire të përbashkët dhe mënyrat e përkrahjes së proceseve lokale dhe në nivel komunitar, të cilat mund të përplotësojnë diskutimet politike të nivelit më të lartë. Një nga rezultatet kryesore të Forumit, ishte miratimi njëzëri i një sërë rekomandimesh në fushat e (I) Qeverisjes së mirë dhe qasjes në shërbime, (II) Qasjes në drejtësi, (III) Ndërtimit të mirëbesimit ndër-fetar, (IV) Fuqizimit ekonomik dhe mjedisit, (V) Mediave dhe komunikimit dhe (VI) Arsimit.

Lexoni raportin: https://bit.ly/38vu3qM