Kategori: Thirrje të hapura Organizatat: IOM , EU
Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) po vazhdon me implementimin e projektit për Stabilizimin e Komuniteteve IV (EU-CSP IV), projekt i cili financohet nga BE dhe menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë. Programi EU-CSP IV do të ofroj asistencë financiare dhe teknike për fillim të bizneseve të vogla apo zgjerim të atyre ekzistuese sidomos të atyre bizneseve që promovojnë dhe forcojnë reintegrimin e qëndrueshëm të anëtarëve të kthyer të komuniteteve jo-shumicë. Projekti EU-CSP IV poashtu do të përkrah edhe iniciativat e komunitetit prej të cilave komuniteti do të ketë përfitim më të gjërë duke punuar me pjesëtarët e komunitetit dhe fermerëve individual dhe prodhuesëve për të eksploruar mundësite për aktivitete të përbashkëta përmes krijimit dhe mbështetjes së asociacianeve të biznesit të komuniteteve jo shumicë dhe ato ndrëtnike.
Projekti i Bashkimit Evropian për Stabilizimin e Komuniteteve (EU-CSP IV), SHPALL THIRRJEN PËR PROJEKT PROPOZIME të ndërmarrësve të ardhshëm dhe ekzistues si dhe të grupeve e asociacioneve PËR PROJEKTE INDIVIDUALE DHE TË KOMUNITETIT. EU-CSP IV do të financojë bizneset që mund të dëshmojnë realizueshmëri dhe qëndrueshmëri ekonomike dhe që ofrojnë mundësi punësimi e krijim të të ardhurave.