image

Njeri prej kujt?

Kategori: Blogu

Etiketat:

Shumica e tregimeve personale, fillojnë me disa fjalë ose paragrafë të këndshëm si një prezantim për konceptin e tregimit.


Epo, nuk mund ta konsideroj atë version, kur bëhet fjalë për të treguar historinë time. Fëmijëria ime ishte në thelb e mbushur me pak mundësi dhe shumë dëshira. Unë u rrita në rrethana ku flitej gjuha serbe, dhe më pas u vendos për mua që të ndiqja një sistem arsimor shqipfolës. Kjo krijoi një hendek brenda meje e cila vazhdoi të zhvillohej për mjaft kohë, pasi ndjeva këtë kontradiktë brenda vetes - ciliaështë idealja dhe cilat janë, në të vërtetë, (pa)mundësitë njerëzore për të synuar atë.

Unë kisha një mësues që gjithmonë vepronte në mënyrë të habitshme duke dëshiruar të dëgjoja në mënyrë të përsëritur historinë prapa emrit tim turk brenda prejardhjes time familjare, duke ndjekur shkollën në gjuhën e” tyre”. Dhe për të pretenduar situatën, në një mënyrë që ai e përsëriste vazhdimisht ‘Kosova Republikë’ si një mënyrë të pashpjegueshme për të forcuar qëndrimin e tij. Megjithë në situata dhe raste të ndryshme, unë nuk mund ta përcaktoja veten se cilit grup etnik i përkisja - gjithmonë ndieja vështirësi të prezantoj vehten nga një identitet i vetëm.

Gjatë viteve të shkollës së mesme në Mitrovicë, isha e përfshirë në mënyrë aktive në programe të ndryshme ndëretnike, gjë që më bëri të pyesja veten a mundemi ne, si një gjeneratë e re, të synojmë një paqe pozitive dhe të investojmë më shumë përpjekje në krijimin e një shtetësie të re që është një bazë më e fortë për identitet sesa vetë përkatësia etnike?

Në fund të shkollës së mesme, unë iu bashkova shoqërisë civile në mënyrë aktive, ku skepticizmi dhe hendeku im u pasurua me mirëkuptim dhe besim në shumësinë e feve, kulturave dhe mendimeve, si bazë thelbësore e identitetit të shoqërisë time.

Kohët e fundit, unë u angazhova në Programin e Transformimit të Konfliktit, në të cilin adresoheshin shkaqet thelbësore të konfliktit në Kosovë, duke shqyrtuar qëndrimet e shoqërisë pas konfliktit.

Kjo përvojë më ndihmoi të zhvilloj një kornizë teorike dhe metodologjike për studimin e kujtesës historike, bazuar në hulumtimet antropologjike dhe ndërdisiplinore mbi kujtimin kolektiv së bashku me grupe të ndryshme nga e gjithë shoqëria, kemi hyrë në një udhëtim shumë të ndërlikuar, duke u munduar të zbulojmë veten përmes mendimeve tona dhe qëndrimet ndaj fushës së studimeve të kujtesës sociale. Duke u munduar të reflektojmë për kuptimet e identitetit individual dhe grupor, ne kaluam në këto situata teorike dhe histori reale. Lidhur me këto koncepte, unë kam qenë në gjendje të analizoj një numër raste studimesh, një prej të cilave ishin rrëfimet historike kritike ku janë shfaqur duke krijuar thjerrëza analitike lidhur me origjinën e konfliktit dhe kulturën e saj e kujtesës që lidh ato identitete me atë territor.

I gjithë projekti u udhëhoq nga një krijesë jashtëzakonshëm njerëzore, me të cilin ne patëm mundësi të gërmojmë më thellë në të kaluarën dhe të diskutojmë për konceptet tradicionale dhe heshtjen kolektive mbi proceset kronologjike se si klasa e re politike e Kosovës po e krijon legjitimitetin e vet .

Si praktikues në fushën e transformimit të konflikteve, kjo përvojë më bëri të kuptoj një gjë kryesore - që kujtimet janë pjesë e procesit normal të jetës dhe varet nga ne nëse duam t'i mbledhim ato vetë ose t'i shpërndajmë në mënyrë selektive tek të tjerët përmes punës së kujtesës dhe një trashëgimie të re të një cultures së kujtesës.

 I gjithë koncepti i kujtesës kolektive dhe aktivizmit të kujtesës çon një aspekt thelbësor në procesin e transformimit të konfliktit dhe kujtimet nuk i rezistojnë kritikës shkencore - por ne venuk duhet të na mundojë një gjë e tillë dhe aq, prandaj nuk duhet të mendojmë për këtë, por duhet të mendojmë me të, dhe të jetojmë me të (Gillis - Kujtesa dhe identiteti: Historia e marrëdhënies).