image

Ditari nga karantina: Kur artisti i lirë krijon pa liri

Kategori: Lajme
Organizatat: Alternativna
Etiketat:

Pandemia e korona virusit na kanë ndryshuar përditshmërinë. Duke respektuar rekomandimet për vetë izolim, lexuesve tonë, përmbajtjen kulturore ua sjellim në monitorët të kompjuterëve të tyre, në ekranet e telefonave të mençura, në rrjete sociale. Para jush është ekspozita e parë virtuale të cilën e organizojmë në partneritet me Qendrën private kulturore “Akvarijus”. Autori i ekspozitës të vizatimeve të emërua “Ditari nga karantina” është Aleksandar Glibetić Pibo. Në vazhdim shikoni katalogun e punimeve të tija dhe ekspozita virtuale, lexoni dhe dëgjoni bisedën tonë për ekspozitën, punimet, por edhe për artin, kreativitetin në kohën e koronës.

“Izolimi na ndanë, por edhe na mundëson që më thelë të gërmojmë në thelbin e jetës, në ekzistimin dhe në rrethanat në të cilat gjendemi” – ka thënë recensuesja e katalogut dhe drejtoresha e Akvarijusit, Miljana Dunđerin.

Duke cituar Zhan Ogistin – me të gjitha të ballafaqohemi guximshëm, të punohet për t’i pëlqyer, para se gjithash, vetë vetëdijes, e pastaj disa të tjerëve dhe se ajo është detyra e artistit, sepse arti nuk është vetëm profesion, por edhe apostull, e të gjitha ato përpjekje më herët apo më vonë shpërblehen, thotë se pikërisht ky artist ka besuar që do të jetë i shpërblyer dhe se pas shumë ditëve në errësirë po vjen drita.

Kjo është ajo që mund të shpjegon dukuritë në histori dhe se artistët në këtë moment, në rrethanat më të vështira – krijojnë, ka theksuar Dunđerin.

“Aleksandar Glibetić në punimet dhe vizatimet e tija i ka dhuruar vija të përhimëta e momentit psikik të karantinës dhe ka prezantuar se si duket marrja e lirisë artistit të lirë”, ka theksuar ajo.

Lexo më shumë