image

Edis Galushi: “Dallimet janë pjesë e jona”

Kategori: Lajme
Organizatat: OSCE
Etiketat:

Kjo është storia e Edis Galushit, pjesëtar i komuniteti rom nga komuna e Prizrenit. Storia është pjesë e një serie artikujsh të Misionit të OSBE-së në Kosovë mbi betejat dhe arritjet e individëve të suksesshëm që i përkasin komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Misioni i OSBE-së punon me të gjitha komunitetet në mbrojtën, promovimin dhe avancimin e të drejtave të tyre.

E takuam Edis Galushin në këndin për kafe të një librarie të qetë në Prizren. Një nga gjërat e para që na tha ishte se në Prizren, për dallim prej vendeve tjera në Kosovë dhe Evropë, romët përjetuan rilindjen duke iu falënderuar intelektualëve rom dhe palëve tjera.

Në vitin 1989, në të njëjtin vit kur u lind Edisi, u themelua Teatri Rom në Prizren si forum për diskutim të çështjeve sociale dhe transformimin e tyre në shfaqje.

“Teatri i kontribuoi integrimit të romëve të Kosovës në shoqëri,” thotë Edisi. “Publiku i ekspozohej sfidave me të cilat përballej komuniteti. Kjo kishte rëndësi të madhe atëherë, dhe ka rëndësi të madhe sot.”

Edisi thotë se kur bëhet fjalë për gjuhën rome, gjendja nuk duket edhe aq mirë. “Përkundër cilësimit si gjuhë në përdorim zyrtar në Prizren gjuha rome ende nuk njihet.”

Sidoqoftë, kjo nuk e shkurajoi atë që të angazhohej në promovimin e kulturës dhe gjuhës së tij. Ai është përkthyes profesional për gjuhën rome, duke qenë se ka diplomë master në gjuhë angleze dhe mësimdhënie të gjuhës angleze.

“Jam rritur në kontekstin e veçantë kulturor të Prizrenit dhe kam vendosur t’i bashkohem Teatrit Rom në moshën 15 vjeçare,” thotë Edisi. Një dekadë më vonë, Edisi filloi të shkruaj monodrama - një nga zhanret më të vështira për t’u luajtur në teatër.

“Monodrama ime e parë është titulluar Panta Rhei (‘çdo gjë rrjedh’ në greqishten antike).” Ishte një pasqyrim historik i rrugëve të ndryshme të migrimit që janë marrë para gati një mijë viteve nga populli rom nga ajo që sot njihet si pjesa verilindore e Indisë,” shpjegon Edisi.

Vepra vinte në pah stereotipat më të zakonshëm për romët. Për të përgaditur skenën për narracion të historisë së romëve u përdorën gjësende të ndryshme (për shembull, veglat e farkëtarit dhe instrumentet muzikore), të cilat lidhen me fiset rome.

“Vepra përfundon me vënien në zjarr të librave,” thotë Edisi. Është simbolike. Për romët gjithmonë është shkruar nga jo-romët, duke ushqyer kështu, me qëllim apo rastësisht, paragjykimet shekullore. Kur na portretizojnë, neve asnjëherë nuk na pyesin. Mendova se ishte me rëndësi ta zbuloja këtë të vërtetë. Të paktën të vërtetën time,” thotë ai.

Lexoni më shumë