image

Ndërmjetësimi është i rëndësishëm sepse e ndihmon procesin e pajtimit të palëve!

Kategori: Lajme
Organizatat: EULEX , NGO ADRC
Etiketat:

Prokurorë, ndërmjetësues dhe administrues gjykatash nga Prishtina dhe Mitrovica u bënë bashkë për të diskutuar për gjendjen e tanishme të ndërmjetësimit në Kosovë, si dhe për t’i përkufizuar fushat ku nevojitet mbështetje shtesë. Në bazë të këtyre diskutimeve do të përgatiten kurse të veçanta trajnimi për t’i: -përmirësuar shkathtësitë e ndërmjetësuesve -inkurajuar prokurorët që t’i dërgojnë rastet për ndërmjetësim, që do të ndikojë në zvogëlimin e rasteve të grumbulluara. Ky takim u organizua nga EULEX-i dhe OJQ Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve. Lexo më shumë në: http://bit.ly/2Zq70uB