image

Ëndrrat të cilat kanë sjellë dëshpërim dhe pakënaqësi: Të thyera dhe të dukshme

Kategori: Lajme
Organizatat: Alternativna
Etiketat:

Ëndërrojmë/ imagjinojmë/shpresojmë. Ëndrrat janë pjesë e jetës tonë sekrete. Shpeshherë shkaktojnë ndjenja të pakëndshme, disa janë edhe të paplotësuara. “Ëndrrat e thyera” për Toni Ostojić janë inspirim për ciklin e punimeve dhe ekspozitën me të njëjtin emër e cila është para jush.  

“Ëndrrat e thyera, sepse janë dedikuar ëndrrave të cilat kanë sjellë dëshpërim dhe pakënaqësi, apo madje të atyre ëndrrave të cilat nuk janë të realizuara. Ëndrrat e mija të thyera kanë qenë pjesë e inspirimit për këtë cikël të artit figurativ, por në përgjithësi bëhet fjalë për ëndrrat e thyera e njeriut si qenie, e jo mua si individ”, thotë autori.

Qasja objektive preokupimeve emocionale, pllaka e zinkut si medijum bazik mbi të cilën është kryer “dhuna artistike”, në të cilën gjendën gjurmët e përkujtimeve. “Kjo procedurë është ekuivalent i dëmtimit të përhershëm, në korrelacion me shoqërinë bashkëkohore” – ka cekur në recension drejtoresha e Qendrës private kulturore Akvarijus, Miljana Dunđerin.

“Kam dëshiruar të shfrytëzoj më shumë teknika grafike në këtë cikël, sepse me vokacion jam artist grafik. Nga bota e grafikës tradicionale kam përdorur teknikat e akvatintit, bakër gdhendës, mecotintas, gjilpëra e terur, si dhe kombinimin e të gjitha teknikave përnjëherë. Krahas teknikave tradicionale në grafikë, kam kryer edhe disa vepra të cilat janë punuar me metodën moderne digjitale, e në veprat të cilat janë realizuar në kartonin e piktorit e kam përdorur teknikën e punës me ngjyra akrilik”, shpjegon Ostojić.

Nëse e shfletoni katalogun, do të kuptoni se secili punim e mbanë emërtimin e njëjtë, e së dallimi i vetëm është në numrat në përshkrimin. Kjo nuk befason, pasi që bëhet fjalë për ciklin e njëjtë të artit figurativ i cili është ndërlidhur, e punimet janë të numëruara në mënyrë kronologjike, sipas krijimeve të tyre, prej të parit kah i fundit.

Lexo më shumë