image

20 vjet përkushtim dhe përgjegjësi

Kategori: Lajme
Organizatat: Radio KFOR
Etiketat:

Që nga shfaqja zyrtare e pandemisë COVID-19 në Kosovë, Radio KKFOR-i po zhvillon një fushatë intensive informuese për të këshilluar komunitetet në Kosovë në mënyrën më të shpejtë dhe më të saktë në lidhje me masat mbrojtëse për të luftuar virusin, në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Përmes platformave mediatike, Radio K4 vazhdimisht po i ofron audiencës së saj informacione dhe sugjerime se si të kalojnë kohën në shtëpi duke bërë stërvitje fizike, duke lexuar ose dëgjuar muzikë, duke këshilluar se si të luftojë stresin mendor dhe si të jenë më të qetë gjatë kësaj kohe.

Gjatë emisioneve në mbrëmje, moderatorët parashtrojnë një pyetje në lidhje me parandalimin e COVID-19, ndërsa dëgjuesit mund të shkruajnë mesazhe dhe të ndajnë mendimet e tyre në lidhje me temat e ndryshme.

Edhe VIP-të shqiptarë dhe serbë të Kosovës i janë bashkuar kësaj fushate, duke dërguar video-mesazhe, në faqen e internetit të Radio KFOR-it dhe llogarisë në Facebook, për të përcjellë mesazhet “Rri N’shpi” si dhe duke dhënë shembuj këshilla se çfarë mund të bëjnë në shtëpi në  kohën e pandemisë.

Radio KFOR-i asnjëherë nuk ka ndalur transmetimet që prej 21 vitesh, me qëllimin e vetëm për t’u ofruar dëgjuesve pozitivitet dhe informacione të sakta si dhe po vazhdon ta bëjë këtë edhe gjatë pandemisë COVID-19, duke treguar gjithashtu se të gjitha njësitë e KFOR-it janë duke vazhduar aktivitetet e tyre ndërsa marrin masa parandaluese për të mbrojtur ushtarët dhe popullsinë e Kosovës.

Aftësia e KFOR-it për të kryer operacione, për të kontribuar në mbrojtjen dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë në të vërtetë nuk është minuar, mirëpo puna e saj thelbësore po vazhdon tutje, nën mandatin e dhënë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me Rezolutën 12/44 të vitit 1999.

Lexo më shumë