Mbërrin në Prishtinë dërgesa e tretë e UNICEF-it me furnizime vitale për ta mbështetur reagimin ndaj COVID-19

Kategori: Lajme
Organizatat: UNICEF
Etiketat:

Dërgesa e tretë me pajisje mbrojtëse personale për t’i mbështetur punonjësit e vijës së parë shëndetësore kundër COVID-19 do t'i dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë. Dërgesa e tretë përmban 8.960 mantele kirurgjike, 2.680 maska FFP2 / N95 dhe 33.600 maska kirurgjike si ndihmë nga Qeveria e Luksemburgut.

Deri më tani, UNICEF-i ka ofruar 36.200 dorëza, 68.544 maska kirurgjike, 5.380 maska FFP2/N95, 1.000 kominoshe për mbrojtje, 51.460 mantele kirurgjike dhe 2.934 përparëse mbrojtëse, 81 termometra klinikë me rreze infra të kuqe, të gjitha këto në mbështetje të reagimit ndaj pandemisë në Kosovë. Dhjetë përqind e këtyre furnizimeve janë dorëzuar në Spitalin në Mitrovicën e Veriut dhe Graçanicë.

Lexo më shumë