TechCamp Kosova

Kategori: Thirrje të hapura
Organizatat: US Embassy
Etiketat:

Ambasada e SHBA-së në Kosovë shpall një konkurs të hapur për organizatën që të paraqesë aplikime për të realizuar një program rajonal TechCamp në Kosovë. Shkurtimisht, përbëhet nga një punëtori tre-ditore në Pejë nga 19-21 Nëntor, 2020, dhe një numër aktivitetesh vijuese. TechCamp Kosova do të rrisë besimin e publikut në shtypin e lirë dhe në institucionet demokratike duke ndihmuar pjesëmarrësit të zbulojnë më mirë dhe të luftojnë kundër lajmeve të rreme, dezinformatave dhe kërcënimeve shoqëruese siç janë llogaritë e rreme. Kampi do të ndihmojë pjesëmarrësit në kundërshtimin e dezinformatave në platformat publike duke u ofruar atyre njohuri praktike, aftësi dhe mjete që mund të përdoren menjëherë në punët e tyre të përditshme. TechCamp Kosova është një ngjarje rajonale për pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Sllovenia.