Lidhjet e BE-së me Ballkanin Perëndimor

Kategori: Lajme
Organizatat: European Union Kosovo
Etiketat:

Përkundër të gjitha gjasave, pandemia COVID-19 çimentoi lidhjet e BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Në maj, kryeqyteti kroat Zagreb duhej të ishte nikoqir i samitit ‘Bashkimi Evropian - Ballkani Perëndimor’, ku nga udhëheqësit, në mes tjerash, pritej ta miratonin një plan ekonomik dhe të investimeve për rajonin. Ky plan është një prej tri rrugëve të qasjes së re që Komisioni Evropian e zhvilloi për rajonin, për t’i plotësuar dy të parat: metodologjinë e rishikuar për zgjerimin e BE-së, të cilën Komisioni e paraqiti në shkurt për ta rikthyer kredibilitetin në një nga më të politikat më të rëndësishme të BE-së, dhe vendimin për t’i hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të miratuar nga udhëheqësit e BE-së në mars, së bashku me metodologjinë e rishikuar.

Pandemia e COVID-19 nuk e çorientoi këtë plan të shtruar me kujdes: nuk na ndryshoi synimin, ambicien apo vendosmërinë. Kjo mund të kishte ndodhur lehtësisht: pandemia goditi rëndë Bashkimin Evropian dhe tërë kontinentin dhe shkaktoi humbje të paimagjinueshme të jetës. Komisioni ndërmori masa të jashtëzakonshme për t’i përkrahur dhe asistuar shtetet anëtare në adresimin e krizës, për të shpëtuar jetë, për t’i mbrojtur sistemet shëndetësore dhe për ta zbutur ndikimin socio-ekonomik. Por në të njëjtën kohë Komisioni ishte i qartë se pandemia mund të mposhtet vetëm me veprim global dhe duke punuar me partnerë.

Kjo nuk ishte askund më e qartë sesa në Ballkanin Perëndimor, një rajon në zemër të Evropës dhe i rrethuar plotësisht nga Shtetet Anëtare të BE-së. Ballkani Perëndimor ishte rajoni i parë ku edhe ky mendim u bë veprim. Pas ditëve të para të vështira, Komisioni ndërmori masa konkrete në pjesën e dytë të marsit për t’i dhënë përkrahje të gjithë partnerëve në rajon - Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Masat mbulonin përkrahjen për nevojat e menjëhershme, si dhe rimëkëmbjen e ekonomisë, dhe financiarisht tani janë të nivel të pashembullt prej 3.3 miliarda € grante dhe hua.

Lexoni më shumë