Kategori: Lajme Organizatat: German Embassy , GIZ Kosovo
Bashkëpunimi gjerman për Zhvillim përmes GIZ ka mbështetur Agjencinë e Kosovës për Ndihmë Juridike Falas për të krijuar këtë platformë në internet, ku të gjithë qytetarët tani kanë mundësinë të aplikojnë në internet për ndihmë juridike falas.
Sidomos në kohën e distancës sociale, por edhe si një përmirësim afatgjatë i shërbimeve juridike, kjo platformë jep një kontribut të rëndësishëm për qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët. Aktualisht, ndihma juridike falas ofrohet nga 7 zyra rajonale dhe 14 zyra mobile në tërë Kosovën, të cilat gjithashtu mbështeten nga Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim.
Mund të hyni në formularët e aplikimit online për të kërkuar ndihmë juridike falas përmes lidhjeve të mëposhtme: