Thirrje për video: A mundeni JU ta shpëtoni botën?

Kategori: Video
Organizatat: UN , UNKT , UNMIK
Etiketat:

Po ta kishit mundësinë, a mund ta bënit ju botën tonë një vend më të mirë? Nëse mundeni, ne duam të flasim me ju! Këtë vit KB-ja mbush 75 vjet dhe për ditëlindjen tonë ne duam të kontaktojmë me ju, me shokët tuaj, me familjen tuaj dhe me fqinjët tuaj, lidhur me atë se si ne bashkërisht mund ta përmirësojmë botën gjatë 25 viteve të ardhshme – në kohën kur KB-ja t’i bën 100.

Pra, pyetja është: CILAT TRI GJËRA MUND TA SHPËTOJNË BOTËN? Nga mbrojtja e ambientit tek të drejtat e njeriut, tek parandalimi i luftës dhe qasja në shërbimet themelore. Nëse do të paraqitnit tri ndryshime për të shpëtuar botën, cilët do të ishin ato? Bëhuni kreativ!

Nëse jeni nga Kosova, jetoni KUDOQOFTË në botë, ne kërkojmë që ju të na dërgoni video në kohëzgjatje deri më 15 sekonda, të xhiruar nga ju, në shtëpi, në telefonin tuaj mobil ose në kompjuter. Mendimet e juaja ne do t’i ndajmë me partnerët tanë në mbarë globin, si pjesë e diskutimit universal për përmirësimin e botës, të gjithë së bashku.

Prandaj vazhdoni, filloni bisedën ...ne presim të kontaktojmë me ju! Nëse keni diçka për të thënë, por keni nevojë për pak inspirim, shikoni faqen e internetit UN75: www.un.org/en/un75 ose shikoni videon e mëposhtme – plot me ide të mrekullueshme dhe me faktor tërheqës!

Të gjitha paraqitjet dërgoni në [email protected], së bashku me emrin dhe mbiemrin tuaj dhe ku punoni apo vijoni shkollimin, deri më 30 qershor 2020. Ju bëjmë me dije se të gjitha videot nuk duhet të përmbajnë gjuhë të urrejtjes, dhe dërgimi i paraqitjeve do të nënkuptohet si pëlqim për t’i ndarë publikisht.