image

KFOS: Thirrni për aplikime

Kategori: Thirrje të hapura
Organizatat: KFOS
Etiketat:

Përhapja e virusit Covid-19 ka shkaktuar një krizë të shëndetësisë publike, të shoqëruar me një krizë ekonomike, në mbarë botën. Në Kosovë, ku masat preventive u morën që në shfaqjen e rastit të parë të infektuar, pandemia ka filluar të ndikojë ndjeshëm në ekonominë e brishtë të vendit.

Sektori i pavarur medial po ashtu është afektuar dukshëm: shumica e mediumeve të pavarura kanë raportuar rënie të të hyrave të tyre nga reklamat dhe disa prej tyre kanë larguar nga puna gazetarë e punëtorë tjerë si rezultat i situatës së shkaktuar nga pandemia.

Megjithatë, në këto rrethana të pa precedent, gazetarët dhe organizatat mediale kanë vazhduar punën e tyre duke mbajtur qytetarët e informuar.

Duke pasur parasysh rolin esencial të gazetarisë së pavarur në situata të emergjencës dhe nevojën për raportim të drejtë në këtë kohë, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) ka përpiliuar një skemë grantesh emergjente për të ndihmuar mediat e pavarura të regjistruara në Kosovë.

Këto grante emergjente do tu jepen mediave lokale për t’i ndihmuar të raportojnë më thellësisht ndikimin dhe pasojat e pandemisë Covid-19 në Kosovë.

Aplikacionet do të pranohen prej 18 maj deri më 25 maj, 2020 në ora 23:59 në [email protected]

Lexo më shumë