image

Takoni Ndërtuesit e Mirëbesimit në Kosovë!

Kategori: Lajme

Etiketat:

Sot, Platforma e ndërtimit të Mirëbesimit po fillon fushatën e saj "Takoni Ndërtuesit e Mirëbesimit në Kosovë". Çdo javë, ne do të promovojmë akterë të ndryshëm të cilët janë duke punuar shumë për të bërë ndryshime pozitive dhe inicojnë ndërtimin e mirëbesimit në Kosovë.

Qëllimi i Platformës është të ndërtojë një shoqëri më paqësore dhe gjithëpërfshirëse dhe të promovojë baza dhe iniciativa dhe përpjekje të shoqërisë civile nga organizatat ndërkombëtare, si dhe politika dhe veprime institucionale për të avancuar ndërtimin e mirëbesimit në Kosovë.

Ju mund të përdorni opcionin "Si mund të kontribuoj" në faqen tonë dhe të ndani me ne iniciativat dhe aktorët për ndërtimin e besimit që mendoni se meritojnë të shfaqen në Platformë.

Bashkohuni me ne në ndërtimin e mirëbesimit në Kosovë!

Na ndiqni në mediat sociale: @trustbuildingks