Kategori: Blogu
Nuk thuhet kot se në atë vend ku mungon debati, dialogu e toleranca, ai vend është për faqe të zezë dhe duhet t’ia japim lamtumirën e fundit.
Prandaj, unë ndihem fort mirë që edhe në mandatin e katërt po i prij Gjilanit, ku krejt ngapak marrin pjesë në vendimmarrje, e në veçanti, kur bahet fjalë për diversitetin kulturor, fetar e etnik.
Nuk po them që jemi shumë mirë, por krahasuar me vitet e mëhershme, Gjilani është ‘lulë’.
Se qysh duhet të respektohet diversiteti kulturor, fetar e etnik dhe qysh duhet të kultuvohet dialogu në disa shtresa, Gjilani është shembulli më i mirë në Kosovë. Bile edhe në rajon.
Në këtë qytet shpesh mundeni me i pa prijësit e katër konfesioneve fetare të ulur në tavolinë, të cilët vazhdojnë ta kultivojnë dialogun ndërfetar dhe ndëretnik.
E kemi pa me sytë tanë prijësin e Bashkësisë Islame duke e pastruar oborrin e kishës “Shën Ana” në Dunav të Karadakut, e edhe priftin katolik duke e pastruar xhaminë e Mulla Idriz Gjilanit, po në këtë fshat.
Përfundimisht, këto vlera duhet me e pasë kujdesin shtetëror, në këtë rast prej Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Gjithashtu, me inicativë të Komunës së Gjilanit është renovuar kisha Shën Nikolla, sikur që është bërë restaurimi i varrezave të përbashkëta.
Tashmë Gjilani ka varreza edhe për katolikët e protestantët, përpos atyre myslimane, ortodokëse e hebreje, që i ka të përbashkëta tradicionalisht.
Në këto varreza, së bashku me prijësit e katër konfesioneve fetare, kemi mbjellë fidane.
Krejt këto zhvillime t’kallxojnë që qyteti i cili gjendet në pjesën juglindore të Kosovës është shembulli më i mirë i debatit, dialogut për paqe dhe respektit për qytetarin.
Gjilanin po e vlerësojnë me nota të larta edhe organizatat vendore e ndërkombëtare, sikur edhe institucionet e mëdha botërore, sa i përket tolerancës e dialogut.
Për mos të mos e zgjatur më shumë, po e sjell vlerësimin e autentik të përfaqësuesit special të sekretarit të OKB-së, i cili në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit (2017) e ka paraqitur gjendjen reale të paqes, tolerancës e bashkëpunimit në mes komuniteteve.
“Në tremujorin e fundit pata mundësinë ta takojë kryetarin e komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri. Unë kam vërejtur zotime të mirëfillta për promovimin e bashkëpunimit në mes të komuniteteve, për zgjidhjen e problemeve të vërteta në jetën e përditshme dhe për plotësimin e nevojave të njerëzve. Unë nuk kam hasur në retorikë politike, por në punë serioze që për synim ka ndërtimin e një shoqërie tolerante”.
(Autori asht kryetar i Komunës së Gjilanit)