Kategori: Lajme Organizatat: Institucioni i Avokatit të Popullit
Avokatja e Popullit nga Republika e Shqipërisë, Erinda Ballanca i bëri një vizitë përshëndetëse Jasharit i cili është në prag të plotësimit të mandatit të tij 5-vjeçar si Avokat i Popullit në Kosovë.
Ballanca falënderoi Jasharin për gatishmërinë e treguar gjatë mandatit të tij për bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve në avancimin e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.
Avokati i Popullit të Kosovës ka falënderuar znj. Ballanca për vizitën dhe ka theksuar se është i sigurt në vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.